Lifestyle Modë & Bukuri

Mrekullia që bën mjalti dhe kosi në lëkurën tuaj

mjalti

Derisa konsumimi i disa produkteve nga qumështi mund të shkaktojnë puçrra në fytyrë, përdorimi i qumështit dhe kosit për lëkurën mund të përmirësojë shumë lëkurën tuaj delikate. Në veçanti kur bëhet fjalë për lëkura të acaruara që përballën shpesh me puçrra, kosi dhe qumështi ndikojnë në qetësimin dhe pastrimin e tyre. Historia tregon se Klepatra bënte rregullisht banjë me qumësht.

Duke pastruar herë pas herë fytyrën tuaj me kos ju bëni dezinfektimin e lëkurës tuaj, ndërsa yndyra siguron lagështi, duke e bërë lëkurën më të butë dhe më të shkëlqyeshme.

Duke e kombinuar kosin ose qumështin me mjaltë, ju do të keni efekte më të mëdha.

 

E tëra çfarë ju duhet është:

– 1 lugë gjellë kosi të thjeshtë osë qumështit,

– 1 lugë gjelle mjaltë natyrale

Lëreni kosin para përdorimit të qëndroj në temperaturë të dhomës. Përzieni bashkë me mjaltin dhe aplikojeni përmes një cope pambuku. Lyeni njëherë dhe prisni derisa të thahet pakëz dhe lyeni përsëri, derisa të krijoni  një shtresë që do të qëndroj në lëkurën tuaj për 10-15 minuta.

Në fund, shpërlani fytyrën tuaj me ujë dhe thajeni me një peshkir