Të tjera

Mos mbaj inat, jeto një jetë të lumtur!

Mbajtja e inatit ka efekt negativ në gjendjen tuaj emocionale por edhe atë fizike. Edhe nëse jeni të lënduar, konsiderojeni që të lëni inatin anash dhe kthehuni në anën e faljes.

Ekspertët thonë se kjo është një perspektivë tjetër për të krijuar një mendje më të lumtur.

Ja ku janë 5 strategji për të larguar gjithë inatin që mbani brenda jush dhe të bëni një jetë më të lumtur!

Mos mbani inat.

1. Pranojeni inatin;

Carlucci thotë se hapi i parë është të pranoni inatin që keni brenda jush.

2. Vendosni një limit të caktuar kohor;

Vendosini vetes një limit se edhe për sa kohë do të mbani inatin brenda jush. Dhe pastaj veproni.

3. Shkruani ndjenjat e juaja për përdorime personale;

Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të lënduar. Mirëpo po ashtu do t’ju ndihmojë të lironi ndjenjat e grumbulluara me kohë.

4. Mundohuni të kthjelloni kokën tuaj me anë të meditimit;

Ushtrimet e trurit si meditimi edhe vetëm për 10 minuta mund t’ju ndihmojë mjaft. Provojeni tani!

5. Kuptojeni se inati po ju fundosë juve, dhe jo njeriun tjetër në fjalë;

Carrie Krawiec, një terapiste e licencuar, thotë se mbajtja e inatit ju lëndon shumë më shumë ju se personit në fjalë.