Të tjera

Mësoni si të përgatisni sos ketchup shtëpie

sos

Me siguri që sos ketchup-i është i preferuar nga fëmijët tuaj. Aq më shumë nëse është ketchup shtëpie!

Flitet që ai nuk është edhe aq i shëndetshëm, kështu që ju mund të provoni ta krijoni atë vet në shtëpi.

Shija nuk diskutohet!

Unik Portal ju sjellë sot recetën më të mirë dhe më të lehtë për përgatitjen e sos-ketchupi!

Përbërësit:

-1 kanaqe pure domatesh;
-gjysmë gote uthullë molle;
-½ e lugës së çajit kripë;
-gjysmë luge çaji oregano;
-½ e lugës së çajit qimnon;
-1/8 e lugës së çajit piper të zi;
-1 lugë çaji senf pluhur.

Mënyra e përgatitjes:

Përzini të gjithë përbërësit në një enë dhe sosi juaj ketchup do të jetë gati!