Meditimi

Meditimi e ulë agresivitetin te fëmijet

 

Meditimi, Yoga dhe praktika të tjera të njohjes së mendjes dhe trupit tashmë janë pjesë e sistemeve të avancuara të shkollimit të fëmijëve nëpër shumë vende të botës. Studimet kanë treguar këto praktika zhvillojnë mbajmendjen, vetëkontrollin, ndjeshmërinë, reduktojnë stresin dhe depresionin si dhe ndihmojnë në krijimin e raporteve të mira mes fëmijëve dhe shokëve të shkollës.

 

Megjithatë , kur flasim për një  vend si Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo gjë duket se praktikohet pak. Sipas Qendrës  Kombëtare për Shëndetin Plotësues dhe Integrimit,  vetëm 1.6 përqind e fëmijëve në këtë vend  e praktikojnë meditimin.

Tim Rayan, themeluesi i programit për “Aftësi për jetën”, në shkollat  e Ohajos, vlerëson se mësimi i fëmijëve të praktikuarit e meditimit  ju ndihmon atyre të reduktojnë sjelljet negative, të ndërtojnë vetëbesim, të përqendrohen dhe të trajtojnë vetën me respekt. Kjo sipas tij është dhurata më e mirë për një fëmijë që po zhvillohet.

Rezultatet janë shumë pozitive ngase është dëshmuar se fëmijët kanë arritur të mësojnë të bëjnë balancë në emocionet e tyre, nuk janë ngacmues më fëmijët e tjerë si më parë  dhe tashmë ata janë me të vetëdijshëm për sjelljen e mirë në shoqëri dhe familje.