Të tjera

Kurrë mos flini menjëherë pasi të keni ngrënë, kjo është arsyeja…

A keni edhe ju atë ndjenjën e gjumit menjëherë pasi të keni ngrënë? Ju tingëllon e njohur, apo jo?

Të gjithë ne kemi kaluar nëpër këtë gjë më parë. Nëse ndiheni të përgjumur pasi hani, është me të vërtetë normale.

Pas ngrënies, trupi ynë fillon procesin e tretjes të ushqimit, duke përdorur të gjithë energjinë e tij për këtë dhe duke drejtuar rrjedhjen e gjakut në tretje.

Mirëpo ju kurrë nuk duhet të flini menjëherë pasi të keni ngrënë!

Kjo është arsyeja:

Acidi refluks;

Njerëzit të cilët vuajnë nga acidi refluks apo ndryshe e njohur si thartirë, zakonisht ndjehen në siklet dhe kanë djegie në stomak, ezofag dhe fyt pas ngrënies. Kjo është për shkak të sasisë së acidit të stomakut të prodhuar gjatë procesit të tretjes.

Nëse vuani nga ky problem me acidin refluks dhe vendosni të shkoni në shtrat pas një vakti, kjo mund ta bëjë situatën më të keqe. Sepse valvula nga stomaku në ezofag mund të qëndrojë e hapur, duke shkaktuar që acidi të udhëtojë deri në fyt, duke nxitur një ndjenjë djegieje dhe rrahje më të shpeshta të zemrës.

Gjumi 

Pas një vakti, trupi ynë kalon nëpër një seri hapash për të tretur ushqimin. Duke përdorur kështu një pjesë të mirë të energjisë sonë. Nëse shkon në gjumë gjatë këtij procesi, kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit.

Mund të duhet një kohë për të fjetur, mund të zgjoheni disa herë gjatë gjithë natës ose të keni edhe makthe të këqija. Por një gjë është e sigurt: gjumi juaj nuk do të jetë relaksues.

Me fjalë të tjera, ky zakon do të bëjë që ju të mos jeni produktiv ditën tjetër, do të jeni të lodhur dhe të përgjumur.

Tani, për ta parandaluar këtë që të ndodhë, këtu janë disa këshilla të rëndësishme:

Mundohuni të hani sasi më të pakta ose fare nëse keni mundësi pas orës 18.

Shmangni ushqimet me kripë, e yndyra të këqija meqë ato shkaktojnë që trupi juaj të mbushet, të ndiheni më të etur. Hani ushqimin tuaj të fundit të paktën 3 orë para se të shkoni në shtrat.

Nëse jeni shumë i uritur para se të shkoni në gjumë zgjidhni një ushqim që mund të tretet shpejt, të tilla si fruta.

Shmangni kafeinën dhe alkoolin para shtratit.