Dashuria

Kur jemi gati të japim dashuri për dikë?

dashuri

Lisa Nichols në librin “Sekreti”, shkruan për dashurinë për vetveten dhe thotë: “Kam pasur shumë lidhje dhe prisja që partneri të më tregonte për bukurinë time, sepse vet nuk e shihja dot. Kur  isha fëmijë, heronjtë e mi, ose më mirë heroinat e mia, ishin Gruaja Bionike, Gruaja e Mrekullive  ose Engjëj e Carlit. Megjithëse ishin të mrekullueshme, nuk më ngjanin mua. Vetëm kur rashë në dashuri me Lizën,kur rashë në dashuri me lëkurën time ngjyrë çokollate, me buzët e fryra, me prapanicën rrumbullake dhe me flokët e zinj kaçurrele, vetëm atëherë kur ndodhi kjo, e gjithë bota arriti të  binte në dashuri me mua.

Fjalët e Lizës vlejnë për shumë prej neve që presim vlerësim e dashuri prej dikujt tjetër pa e vlerësuar dhe dashur ne vetë veten tonë.

Shumë prej nesh jemi mësuar ta vëmë vetën në fund dhe, si rrjedhojë, kemi tërhequr ndjesinë e e të qenit i padenjë dhe që nuk meritojmë asgjë. Dhe, duke qenë të ngulitur në këtë mendësi përditë përballemi me shumë situate që na bëjnë të ndihemi më të padenjë dhe më të papërgatitur. Automatikisht duhet ndryshuar këtë mënyrë të të menduarit.

Dikujt prej juve ideja për t’i dhënë vetës aq shumë dashuri vetvetes do t’i dukej shumë e ftohtë, e vështirë dhe e pamëshirshme. Por, nëse më parë nuk e ke mbushur veten, nuk ke çfarë t’i japësh askujt. Më parë merru me gëzimin tënd. Njerëzit janë  të përgjegjshëm për gëzimin e tyre. Kur kujdesesh për gëzimin tënd dhe bën gjëra me të cilat ndihesh mirë, është kënaqësi të të kenë pranë dhe kështu do të bëhesh një shembull i shkëlqyeshëm për çdo fëmijë dhe për çdo njëri që  është pjesë e jetës tënde. Kur ndien gëzim, nuk është nevoja të mendosh fare për të dhënë, sepse kjo gjë vjen natyrshëm.

Arsyeja pse duhet t’a duash  veten ka të bëjë me faktin se është e pamundur të ndihesh mirë, nëse nuk e do vetën tënde. Kur ndihesh keç me veten, ti bllokon gjithë dashurinë dhe gjithë të  mirën që Universi ka për ty. Kur ndihesh kec me vetën është sikur ta shterosh jetën tënde, sepse e gjithë e mira jote në çdo fushë, përfshirë edhe shëndetin, pasurinë dhe dashurinë është në frekuencën e gëzimit dhe të  të ndierit mirë. Ndjesia e të pasurit energji të pakufizuar dhe ndjesia  fantastike e shëndetit dhe mirëqenies, janë në frekuencën e të nderit mirë. Kur  nuk ndihesh mirë me Veten, je në një frekuencë që tërheq gjithmonë e më shumë njerëz, situata dhe rrethana që do të vazhdojnë  të të bëjnë të ndihesh keç me veten.

Duhet të ndryshosh objektivin  dhe  të fillosh të mendosh për gjithçka  që është e mrekullueshme tek ti.  Kërko cilësitë e tua pozitive. Kur përqendrohesh tek ato gjëra, ligji i tërheqjes  do të të tregojë më shumë gjëra fantastike rreth teje. E tërheqë  atë për të cilën mendon. Gjithçka që duhet të bësh është që të fillosh  me mendimin për një nga cilësitë e tua më të mira dhe ligji i tërheqjes do të përgjigjet duke të të dhënë më shumë mendime të ngjashme. Kërko cilësitë e tua më të mira.

Kërko dhe do të gjesh!