UNIK +

Katër shkaktarët që ndikojnë në paraqitjen e dhimbjes në qafë

dhimbja në qafë
Ass.Msc Bajram Shyti

Fizioterapeut

Ka shumë arsye të ndryshme për paraqitjen  e dhimbjes  në qafë. Jo vetëm që dhimbja mund të jetë e pranishme në qafë, por simptoma te ndryshme mund të jenë prezentë tek problemet në qafë, të tilla si dhimbje koke , ndjesi shpimi gjilpërash në krah dhe duar  ose ndjenjë  mpirje në gjymtyrën e  sipërme dhe deri tek simptomat më serioze si marrje mendsh e shoqëruar  me  të përziera dhe vjellje  mund të lidhen me problemin  e qafës.

Lëndimet : Lëndime të lidhura me sportin, aksidentet e ndryshme,  kur  qafa është e  detyruar të lëviz përtej diapazonit normal të lëvizjes, muskujt, ligamentet dhe indet e tjera të buta  përjetojnë një  zgjatje të tepruar dhe  kjo mund të shkaktojë  dhimbje, ënjtje dhe kufizim te lëvizjes.

  

Qëndrimi ose postura jokorrekte:  e tërë  shtylla kurrizore duhet të jetë në  ekuilibër me vijën e gravitetit. Muskulatura e dobët e trungut e në veçanti e  qafës  ose  postura e gabuar gjatë punës si përkulja me anim të kokës përpara  mund të krijojë lodhje muskulore, presion jonormal në nyja të regjionit të qafës, disbalanc muskulore që me kalimin e kohës rezultojnë me dhimbje,ngurtësim dhe posture jonormale të  kokës në veçanti dhe trupit në përgjithësi.

Stresi emocional: Stresi mund të kontribuojë në mbajtjen e modeleve në qafë duke kontraktuar muskujt e qafës  dhe  shpatullave. Kjo mundet të përkeqësojë ose  të zgjatë  shërimin e një dëmtimi ekzistues në qafë.

Mosha :me moshën, shtylla kurrizore pëson ndryshime në disqe dhe nyje të cilat mund të përkeqësohen nga  mungesa e lëvizjes dhe stili I  jetës

Degjenerimi i disqeve dhe nyjeve shpesh krijon kufizim te lëvizjes e shoqëruar me  ënjtje  e cila  mund të shkaktojë presion  të nervit ose  rrënjës  në një ose disa nivele në shpinë dhe varësisht nga niveli i komprometimit vërehen edhe simptomat.