Të tjera

Intervistë me Hetem Ramadanin:Farmacia është “sëmundja” që po mbytë njerëzit. Unë po shëroj njerëzit me ushqim dhe vitamina!

Hetem Ramadani

Për Hetem Ramadanin “Farmacia është “sëmundja” që po mbytë njerëzit”. Ai pretendon që  di metoden  alternative të shërimit me ushqim dhe vitamina dhe tashmë rastet e para po tregojnë se diabeti, tensioni dhe disa sëmundje të tjera mund të trajtohen pa ilaçe. E gjithë kjo përmes këshillave të medituesit dhe profesorit Hetem Ramadani, i cili po dëshmon se trupi i njeriut ka potencial për të shëruar çdo sëmundje, dhe se për këtë duhet vetëm stimulim.

 Aktualisht ju jeni njeriu më i përfolur dhe i kërkuar në vendet shqipfolëse  kur bëhet fjalë për shëndetin dhe suksesin. Çfarë do të thotë kjo për ju?

“Askush nuk është i urryer më shumë se ai që  thotë të vërtetën”. Kështu ka thënë Platoni dhe kjo është thënie plot kuptim. E vërteta është që për dy muaj duke proklamuar idetë e mia mbi shëndetin dhe suksesin, tek masa e gjerë ka pasur efekt të jashtëzakonshëm dhe nëse asgjë tjetër, njerëzit po e mendojnë më shumë momentin dhe arsyet kur duhet shkuar për një kontroll tek mjeku,pra nëse vërtetë është e nevojshme apo mund të provojnë të shërohen vet.

Dhe tani këto ilaçe janë bërë një pikëpyetje e madhe, dhe secili po e pyet vetën a duhet marr ilaçe apo duhet dëgjuar Hetem Ramadanin. Bie fjala tani po trajtoj një rast, një pacient i diagnostikuar me kancer në Gjermani, dhe që atje ka bërë vetëm kimioterapinë e parë dhe ka ardhë në Kosovë për të provuar shërimin me recepturën dhe këshillat e mia. Dhe, raste të tilla po më shtohen përditë, gjë që ma shton përgjegjësinë dhe tani shërimi i diabetit dhe tensionit është 100% i mundshëm me këtë recepturë. Unë jam i sigurt që fëmijët e së ardhmes do të jetojnë pa diabetin e tipit 1, ashtu siç po ndodhë me Ariola Maliqin, që tashmë e ka larguar insulinën nga përdorimi. E gjithë kjo është një proces. Unë po bëj atë që mjekësia e ka quajtur me shekuj të pamundur dhe e di që kanceri është problem metabolik, jo gjenetik. Gjithë ajo që është prodhuar deri më tash për ta trajtuar dhe shëruar këtë sëmundje ka dështuar. Në 97% e rasteve të trajtimit me kimioterapi ka rezultuar me dështim. Unë kam metodën  alternative, rekomandoj ushqim dhe suplemente.

 E keni pritur gjithë këtë debat, interesim për t’ju takuar dhe për të marrë këshilla nga ju mbi trajtimin e sëmundjeve për të cilat po flasim?

Jo, absolutisht. Por, unë po bindëm që trupi i njeriut ka potenciale për të shëruar vetën, por dikush duhet ta stimulojë këtë . Dhe kjo po ndodhë përmes meje. Nga ato që dëgjoj, komentet janë shumë pozitive dhe unë ju kam kthyer njerëzve një shpresë dhe besim, por besim në bazë të paraqitjeve publike me fakte dhe argumente.

Dikush ju quan meditues, të tjerë profesor, doktor, mësues shpirtëror. Cila ju fle më shumë?

Po thënë të drejtën unë ju kam dhënë liri që të më thërrasin e konsiderojnë ashtu si ndihen. Kur më quajnë meditues, që për mua është gjëja më e çmueshme, që unë e përjetoj çdo ditë dhe e praktikoj, kurse kur më quajnë, doktor, nuk e kisha preferua, sepse fjala doktor tashmë është shndërruar në një frikë për njerëzit. Kur më quajnë “profesor”, për mua është kënaqësi sepse fjala profesor rrjedhë prej fjalës “profet” që do të thotë dije dhe dhe profetët kanë marrë dije nga Universi, pa lexuar libra ndërsa unë gjithë këtë përvojë e studim që sa vite e kam nga librat dhe studimet shkencore.

Trupi i njeriut ka potencial për të shëruar çdo sëmundje, por dikush duhet ta stimulojë këtë . Dhe, kjo po ndodhë përmes meje!

 

Në të gjitha intervistat keni folur shumë për shëndetin, ushqimin që duhet të hamë dhe suplementet që duhet të marrim.Cilat janë ato dhe nga kush ti blejmë?

Gjithmonë them, keni kujdes, se nga cila kompani po merrni sumplementet. Në Amerikë këto suplemtente janë shumë më të sigurta se sa në Evropë. Në mungesë të disa vitaminave njeriut i paraqiten disa probleme shëndetësore. Qëllimi është ta mirëmbajmë qelizën, jo organet. Pra, nëse arrijmë ta vejmë qelizën në funksion, atëherë trupi është në rregull. Dhe, gjithë kjo mund të arrihet me ushqim të shëndetshëm dhe vitamina dhe minerale.

Me meditim nuk largohet vetëm stresi, ne fitojmë qetësi trupore, është motivacion për sukses dhe për më shumë lumturi në jetë. Por ju thoni që meditimi është çdo gjë në jetë.Pse dhe si?

Po, në esencë meditimi është çdo gjë në jetë. Unë për vete tani kam filluar ti meditoj bakteret në zorrë, dhe këtë më parë nuk e kam ditur kur i kam hapur çakrat e mia. Dy-tri çakra janë në zonën e barkut. Tani po del që nëse i mirëmbajmë dhe i qetësojmë këto baktere që janë 10 herë më shumë se sa qelizat e trupit të njeriut, kurse në çdo qelizë ka 500 deri në 2000 gjallesa të tilla, që janë mikroorganizma, të cilat shërbejnë për krijimin  e energjisë, d.m.th nëse ne meditojmë edhe këto i qetësojmë. Kur bakteret janë të qeta, pastaj çdo gjë është në rregull me organizmin.  Pra, në zorrë është farmacia, endokrinologjia, janë neuronet, po aq sa ka edhe në tru. Ne mund të flasim gjithë ditën për mendim pozitiv, por nëse  nuk kemi krijuar serotonin  nuk mund të kemi edhe  prodhim të mendimeve pozitive, prandaj duhet të merret shumë seriozisht meditimi dhe të praktikohet.  Meditimi nuk është vetëm anti stres, por ndihmon në hipertension, zgjatë jetën, anti-plakje.  Duke medituar 4 vite  nga 20 minuta mëngjes dhe mbrëmje kemi mundësi të jetojmë deri në 12 vite më shumë. Lista e benefiteve nga meditimi është e pafund.

Të flasim pak për gjumin. Në shumë studime del që gjumi është shumë i nevojshëm për organizmin, por çdo ditë rritet numri i atyre që flenë pak dhe që kanë probleme me gjumin!

Edhe këtu mund të ndihmoj meditimi. 30 minuta meditim janë të barabarta me 4 orë gjumë. Por gjumi është vet jeta dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë dhe të ndajmë 7 orë  për gjumë. Ata që nuk flenë mirë, nuk janë mirë me shëndet.

A prisni kundërshtim të hapur nga tregu farmaceutik?

Unë e kam thënë që “vrasësit” më të mëdhenj të njerëzve në Amerikë janë doktorët.Farmacia është “sëmundja” kryesore që po mbytë njerëzit.  Unë më nuk mund të rri indiferent dhe  do ta them këtë gjë. Unë mund të pres që një ditë të akuzohem nga dikush, por më habitë fakti sa të qetë janë shkencëtarët nga deklaratat dhe  faktet e mia. Rezultatet janë evidente, nuk kam asnjë dyshim dhe asnjë frikë. Edhe zonja Obama, 8 vite ka insistuar që ta fus si program në shkolla  të ushqyerit shëndetshëm, dhe nuk ka arritur, sepse ndikimi i mafies farmaceutike dhe industrisë ushqimore në lobet ku vendoset për çdo gjë është e paparë. Vet fakti që Shoqata e Diabetologëve në Amerikë propozon që në çdo racion fëmijët me diabet 1 të  marrin 80 gram karbohidrate është çmenduri. A e dinë ata? Sigurisht që po. Pse e bëjnë këtë? Absolutisht interesi material. E gjithë kjo është jo njerëzore.

Kur do ta kenë shqiptarët një vend ku mund të caktojnë një konsultë, termin… Ku do të jetë qendra e trajtimit shëndetësor nga Hetem Ramadani?

Unë në parim dua që secili njeri ta kuptojë që qendra e shërimit për secilin është brendia. Unë  tani po shoh mundësitë për të trajtuar qindra, mijëra njerëz që po kërkojnë një adresë timen. Duke marrë parasysh gamën e sëmundjeve që pretendoj ti shëroj forma e organizimit është pakëz më e vështirë. Por unë po shqyrtoj format e komunikimit me njerëz, përmes tubimeve, përmes rrjeteve sociale, falë teknologjisë, dhe forma të tjera, për të gjetur një mënyrë funksionimi. Kjo tashmë nuk është vetëm çështje e Hetem Ramadanit, është e të gjithëve, sepse kjo formulë po funksionin dhe ne duhet ta shtyjmë përpara këtë gjë, ti bëjmë njerëzit të jetojnë pa kancer, diabet, tension, migrenë, dhe shumë sëmundje të tjera. Dhe, e gjithë kjo nuk varet vetëm nga unë, por edhe nga vet ata që janë të prekur nga sëmundje të tilla, në mënyrën se sa i respektojnë këshillat dhe sa e zbatojnë recepturen.