Receta

Gjellë me kunguj,recetë e shpejtë  dhe e shëndetshme         

gjellë

Kjo është një gjellë shumë e lehtë për tu përgatitur.

Sidomos në dimër, nuk ka gjë më të mirë se të shijosh një gjellë të ngrohtë dhe të shikosh borën që ka mbuluar çatitë e shtëpive pranë dritares tënde.

Sekreti për të bërë një gjellë të shijshme me kunguj është i thjeshtë.

Ju duhet ta lini kungullin të zihet në një pjesë të qepëve dhe të hudhrës! Shikoni më poshtë këtë recetë:

Përbërësit:

1.2 kg kungull;
1 qepë;
2 thelbinj hudhre;
3 gota ujë supe të pules;
1 gotë ujë;
Kripë dhe piper;
Pak hopla.

Mënyra e përgatitjes.

Preni kungullin, largoni lëkurën dhe farat. Vendosni kungullin qepën, hudhrat dhe ujin e supës dhe një gotë ujë për të vluar. Kur të vlojë vendosni përbërësit në blinder deri sa të krijohet një përbërje e butë. Vendoseni supën në pjata, dhe dekorojeni me pak krem hopla si dhe kripë e piper.