Të tjera

Formula e vetëbesimit

vetëbesim

Pas kësaj formule qëndron Ligji i Natyrës, të cilin askush nuk ka arritur ta shpjegojë. Ai ka habitur  shkencëtarët e të gjitha kohërave. Psikologët e kanë quajtur këtë ligj “Vetësugjerim”, dhe deri më tani nuk ka ndonjë një përcaktim tjetër më të saktë për të. Kjo formulë që përmban  pesë parime dhe nëse ju arrini me t’iu përmbaheni atyre do të arrini të krijoni besim të mjaftueshëm për  të arritur qëllimet tuaja.

Së pari, ju duhet të jeni i vetëdijshëm se keni aftësinë të arrini objektivin e qëllimit të përcaktuar në jetë, dhe për këtë kërkoni nga vetja këmbëngulje, veprim të vazhdueshëm drejt realizimit të tij dhe këtu e tani premtoj se do të veproj.

Së dyti, duhet të kuptoni se mendimet mbozitëruëse të mendjes suaj do ta riprodhojnë veten në veprime fizike dhe shkallë –shkallë do të shndërrohen në realitet fizik, për pasojë, ju do t’i përqëndroni mendimet tuaja për tridhjetë minuta në ditë mbi detyren e të menduarit mbi personin që doni të bëheni, duke krijuar në mendjen tuaj një pasqyrë të qartë mendore të atij përsoni.

Së treti, ju duhet të dini se nëpërmjet parimeve të vetësugjerimit ,çdo dëshirë që ju do të mbani vazhdimisht në mendje, më në fund do të kërkojë pasqyrim nëpërmjet disa mënyrave praktike të tërheqjes së objekteve drejt saj. E tërë do t’iu kushtojë dhjetë minuta në ditë për ti kërkuar vetes zhvillimin e VETËSUGJERIMIT.

Së katërti, ju duhet ta keni të qartë qëllimin tuaj madhor në jetë dhe nuk duhet të hiqni dorë kurrë, derisa të keni zhvilluar vetëbesim të mjaftueshëm për arritjen e tij.

Dhe, së pesti, kuptojeni plotësisht që asnjë pasuri ose pozicion nuk mund të zgjatë shumë, nëse nuk ndërtohet mbi të vërtetën dhe drejtësinë, pra ju nuk duhet të angazhoheni në asnjë transaksion nga i cili nuk përfitojnë të gjithë ata që përfshihen. Ju do të keni sukses duke tërhequr drejt vetës forcat që do ti përdorni dhe bashkëpunimin e njerëzve të tjerë. Do ti nxitni të tjerët t’ju shërbejnë për shkak të gatishmërisë suaj për tu shërbyer të tjerëve. Do të eliminoni urrejtjen, zilinë, xhelozinë, egoizmin dhe cinizmin, duke ushqyer dashurinë për gjithë njerëzimin, sepse ju duhet të dini që një qëndrim negativ ndaj të tjerëve nuk mund t’ sjellë kurrë sukses. Ju duhet ti bëni të tjerët t’ju besojnë, sepse ju duhet ti besoni vetës dhe të tjerëve.