Meditimi

Fakte mbi përfitimet e frymarrjes “Sudarshan Kriyua”

Teknika e frymëmarrjes e njohur me emrin “Sudarshan Kriya”, tashmë ka dëshmuar se lehtëson jashtëzakonisht shumë stresin dhe ndihmon në shërimin nga sëmundjet kronike. Kjo lloj frymëmarrje ka ndihmuar në rimëkëmbjen mendore dhe emocionale të mbijetuarit e uraganit Katrina, cunamit të Oqeanit Indian që ka ndodhur në vitin 2004 dhe veteranët  e Australisë,nga lufta e Vietnamit.

Studimet që janë bërë kanë dëshmuar se frymëmarrja “Sudarshan Kriya” ndihmon pacientët të dalin nga depresioni dhe largimi i shprehisë për të pirë alkool. Studimi është kryer me disa pacientë të hospitalizuar në Bangalore të Indisë, ku 67 përqind, respektivisht 75 përqind  e pacienteve që e mësuan këtë teknikë frymëmarrje treguan rezultate të dukshme vetëm pas disa ditëve.

Kombinimi i kësaj frymëmarrje me meditim dhe yoga ju bën të keni përfitime maksimale në lehtësimin e çdo lloj shqetësimi në trupin dhe mendjes tuaj, prandaj e tëra që duhet të  bëni është të kontrolloni frymëmarrjen tuaj, duke provuar të merrni frymë ngadalë, butësisht dhe të përqendroheni mirë që brenda një minute të merrni dhe lironi jo më shumë së katër frymëmarrje.