Të tjera

E dashur vetja ime! E di… të kam lënduar shumë!

E dashur vetja ime…

Të kam lënduar shumë, e di.

Të kam lënduar vërtetë shumë, ndoshta e vëra pa qëllim të keq. Çdo hap që bëj unë të lëndoj, të kam lënduar edhe kur të kam premtuar që do ndryshoj gjëra në jetën time.

Dhe çfarë bëra unë?

I theva këto premtime, sepse ti më njeh dhe ti e di që unë nuk jam i/e aftë të ndryshoj, ti e di që unë dua të të shkatërroj ty me çdo kusht, por të betohem nuk është ky qëllimi im.

E nëse para vetes do kisha një karton të bardhë dhe do më duhet të vizatoja jetën time, e di çfarë do të vizatoja?

Do vizatoja shkarravitje në çdo cep të bardhë deri sa ajo ta humbi bardhësinë dhe të jetë mbuluar nga shkarravitjes e shumta e të pakuptimta. Kështu është edhe jeta ime.

Të kam premtuar që s’do të lejoj që dikush të na lëndojë, por si çdo premtim tjetër edhe ky u thye.

Jetoj jetën e dikujt tjetër dhe do kërkoja edhe një mundësi për të qenë ai fëmija i lumtur dhe të rritesha me synime dhe t’ia arrij bashkë me ty.

Më fal për çdo gjë. Ti e di që ashtu si ty po vuaj edhe unë…

Burimi: @thenieromantike