Dashuria

Dashuria, besimi dhe seksi ju shpiejnë drejt inteligjences së pafundme

intelegjenca

A e dini se emocionet  e besimit, dashurisë dhe seksit janë ndër emocionet më të fuqishme dhe më pozitivet?

Kur të tria bashkohen ato kanë efektin e  ngjyrosjes së vibrimit të mendimeve në një mënyrë të tillë që ato arrijnë menjëherë në nënvetëdije, ku shndërrohen në ekuivalenten shpirtërore, e vetmja formë që nxitë një përgjigje nga inteligjenca e pafundme.

Besimi është kimisti kryesor i mendjes. Kur besimi bashkohet me vibrimin e mendimeve, nënvetëdija i  kapë menjëherë vibrimet, i përkthen ato në ekuivalente shpirtërore dhe ia tejçon ato inteligjencës së pafundme.

Dashuria dhe besimi janë psiqike, të lidhura me anën shpirtërore të njeriut. Seksi është krejtësisht biologjik dhe lidhur me trupin. Përzierja ose bashkimi i këtyre tri emocioneve ka efektin e hapjes së një linje të drejtpërdrejt komunikimi  ndërmjet mendimit të kufizuar të njeriut dhe inteligjencës së pafundme.

Emocionet ose pjesa e “ndjenjave” të mendimeve  janë faktorët që u japin mendimeve gjallëri, jetë dhe veprim. Emocionet e besimit, dashurisë dhe seksit kur bashkohen me çdo impuls mendimi, japin  më shumë veprim, nga sa këto emocionet mund të shkaktojnë të vetme.