Lifestyle

Çfarë e bën një nënë të mirë?

nënë

 

Lexoni mendimet e tri gjeneratave të tri familjeve!

 

 

Nënat janë simbol i jetës dhe dashurisë. Dashuria dhe kujdesi që japin për familjen është i papërshkrueshëm. Tri gjenerata gra të një familje janë pyetur për atë së çfarë e bën një nënë të mirë   dhe përgjigjet do t’ju habisin.

 

“Një nënë e mirë përcakton disa rregulla, qofshin ato të ashpra, vetëm për të mirën e familjes së saj, dhe pavarësisht rrethanave mos lejoni të ndryshohen rregullat që keni përcaktuar më parë”. Kështu,  vlerëson Carol Schipani, 74  vjeçe nga Florida. Nëna e tri vajzave gjithashtu thekson rëndësinë e të zhvilluarit të mendimit pozitiv tek fëmijët, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes së tyre për jetë dhe inkurajimin për të mos u ndalur, pavarësisht dështimeve të mundshme.  Duke u sfiduar ata do ta dijnë se jeta sjell momente të mira dhe jo të mira, prandaj asnjëherë mos i ndalni fëmijet tuaj, jepuni atyre lirinë e plotë për të bërë gjërat që duan.

 

Vajza e saj,Marie Schipani, tani 54 vjeçe, që po ashtu jeton në Floria, është nënë e tre fëmijëve. Marie thotë se amësia në fillim ishte e vështirë dhe se shpesh nuk ka ditur ti bëj gjërat si duhet. Por, nëse mbizotëron dashuria dhe pozitiviteti gjëra do të shkojnë mirë pa asnjë dileme thotë ajo.  Ajo ndjek rregullat e nënës së saj kur është fjala për përcaktimin e rregullave në shtëpi dhe familje.

Por, vajza e Marie, Tara Pizzi, që tani është 29 vjeçare, që jeton në Njur Jork, dhe punon me ndërrime  thotë se ajo e ka të pamundur të ruajë këtë “rend” në shtëpi. Ndodhë  shpesh që të mos hamë bashkë për 6 ditë rresht darkën, ama mëngjeset na gjejnë së bashku.Pavarësisht kësaj, Tara, mendon se jeta dinamike e  ka bërë të pamundur përkushtimin e madh ndaj familjes, por ku ka dashuri gjërat janë gjithmonë më të lehta.

Jini pranë fëmijëve tuaj, pavarësisht rrethanave dhe mos mos lejoni të sëmureni!

“Bërja e fëmijëve tuaj pjesë të gjithçkaje që bëni është çelësi për të qenë një nënën e mirë”, kështu vlerëson Bonnie Jean, 76 vjecare. Ajo inkurajon të gjitha nënat që ti mbajnë sa më afër vetës fëmijët e vegjël. Ajo tregon se përderisa punonte në restorantin e familjes fëmijët ishin në çdo kohë me të.  Bonnië thotë se tani gjërat kanë ndryshuar, por dashuria pavarësisht vështirësive për ti rritur fëmijët vet pa dado, atëherë ka qenë më e madhe.  Edhe për vajzën e Bonniet, Dorinën që tani është 57 vjeçe,koha është gjëja më e rëndësishme në mirërritjen e fëmijëve.  Ajo thotë se teksa ka rritur tre fëmijët e saj, është munduar të kalojë kohë në maksimum me ta, sepse sipas saj kjo ndikon në formimin  dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve.“Të qënit pranë fëmijëve dhe kujdesi për ta do të thotë të mos sëmurësh kurrë”. Danielle, 34 vjeçe tani ka një fëmijë dhe thotë së një nënë është praktikisht një “supernënë”, që është e aftë të bëjë shumë gjëra për një herë dhe që nuk sëmuret kurrë. Një nënë e mirë nuk ka kohë për të sëmurë, thotë ajo.

 

Ushqeni shpresat dhe  ëndrrat tuaja

Ruth McCalla, nënë e katër fëmijëve, thotë se një nënë e mirë është një person që dëgjon dhe flet me kujdes më fëmijët e saj, me qëllim që t’i ndihmoj ata të kuptojnë qartë interesat që kanë për jetën. Mundohuni t’i inkurajoni ata të flasin  dhe të tregojnë për aftësitë e tyre. Vajza e saj Rith Gillis, 58 vjeçe, thotë se nëna e saj ka qenë personi më i durueshëm në botë, derisa ajo është rritur. Si rezultat  i kësaj ajo është treguar e suksesshme në detyrën e saj si nënë. Edhe vet mundohet të praktikojë rregullat e nënës së saj. Ajo thotë se fëmijët duhet të jenë në gjendje të flasin hapur më fëmijët e tyre, në veçanti në kohën e adoloshencës. Ndërsa, vajza e Gillis, Nicole Sharpe, 34 vjeçe, është nëna e një të porsalinduri  dhe për kujdesin ndaj bebushit vazhdimisht kërkon këshillat e nënës dhe gjyshes së saj. Ajo mendon se një nënë e mirë është ajo që përkrahë fëmijët e saj në çdo situatë.