Lifestyle

Çfarë duhet të dini kur doni të filloni një lidhje të re?

lidhje

Kur jeni të jeni i gatshëm për të filluar një lidhje të re ju duhet të  provoni fillimisht të shihni nëse e keni  kuptuar sa duhet vetën. Analizo dhe kupto nëse ti je person i shoqërueshëm. Nëse ti vet nuk je i tillë, si mund të presësh t’a pëlqej dikush tjetër shoqërinë me ty.

Pastaj provo të kuptosh nëse ti vet e vlerëson veten sa duhet, dhe në këtë mënyrë do të kuptosh se si duhet të të vlerësojnë të tjerët ty.

Nëse nuk e trajton veten siç do të dojë të të trajtonin të tjerët, nuk mund t’i ndryshosh kurrë gjërat. Veprimet e tua janë mendimet e tua të fuqishme, ndaj nëse nuk e trajton veten me dashuri dhe respekt, ti emeton një sinjal që thotë se nuk je edhe aq i rëndësishëm, nuk je edhe aq i denjë ose nuk e meriton atë që e kërkon. Sinjali do të vazhdojë të transmetohet dhe do të përjetosh gjithmonë e më shumë situate ku njerëzit nuk të trajtojnë mirë. Njerëzit janë  vetëm efekti, mendimet e tua janë shkaku.  Duhet të fillosh ta trajtosh veten me dashuri e respekt dhe të emetosh pikërisht atë sinjal e të futesh në atë frekuencë. Atëherë ligji i tërheqjes do të verë në lëvizje universin dhe jeta do të jetë plot me njerëz që të duan e të respektojnë.

Shumë njerëz janë sakrifikuar  për të tjerët, me bindjen që sakrifica e tyre do t’i bënte njerëz më të mirë. Por, kjo është gabim.

Sakrifikimi yt mund të vijë vetëm nga mendimet e mungesës absolute, sepse praktikisht ti ndërlidhesh me atë se kur nuk ka për të tjerët mjaftueshëm ti tërhiqesh. Por këto ndjenja nuk të bëjnë të ndihesh  mirë dhe në fund të çojnë drejt inatit. Mendo që ka bollëk për të gjithë  dhe është përgjegjësia e gjithsecilit të kërkojë realizimin e dëshirave të tij. Nuk mund të bësh diçka për dikë tjetër nëse nuk je në gjende të mendosh e të ndiesh për të.

Mos e hiq asnjëherë nga mendja se detyra jote së pari je ti.  Kur ti e vë në përparësi fillimisht të ndierit mirë për vetën, kjo frekuencë e mrekullueshme  do të rrezatohet dhe do të prekë të gjithë ata që janë pranë teje.

Ti vet je zgjedhja e vetes tënde. Asnjëherë  s’mund t’i drejtohesh dikujt tjetër me gisht e ti thuash se të ka borxh sepse ti ke dhënë më shumë. Përkundrazi, kërko t’i japësh më shumë vetes. Gjej kohë për t’i dhënë vetes dhe, në njëfarë kuptimi, ta mbushësh atë deri në plotni, deri në atë pikë ku mund  të fillosh të japësh vet me bollëk.

Pra, për të pasur dashuri, mbushu me dashuri derisa të shndërrohesh në një magnet për të tjerët.