Të tjera

Çdo gjë që duhet të dini rreth meditimit!

meditimi

 Nëse nuk dini shumë për meditimin me siguri mendoni se të meditoni do të thotë thjeshtë të uleni me këmbë të kryqëzuara e të thoni fjalët “ohm”. Edhe pse kjo është e vërtetë, meditimi është shumë më shumë se kaq.

Çfarë është meditimi në të vërtetë?

Meditimi është diçka që është praktikuar për shekuj në kultura të ndryshme përreth globit.

Në thelb, është akti i të pushuarit të mendjes dhe relaksimit të trupit. Kjo arrihet nga kontrollimi i frymëmarrjes dhe fokusimit në vëmendjen dhe qëllimet tuaja.

Në shumë raste, njerëzit ulen në një pozitë të rehatshme gjatë meditimit.

Ka shumë forma të meditimit. Për shembull, disa forma të meditimit përfshijnë të folurit ose të thënit e ndonjë fjale siç është ajo “ohm”. Të tjerat përfshijnë disa poza të Yoga-s.

Meditimi rregullon mirëqenien emocionale

Meditimi vjen me një sërë të mirash, duke përfshirë kështu edhe aftësinë për të stabilizuar mendjen. Ndihmon njerëzit të jenë më pak emocional dhe të qëndrojnë të qetë në situata të vështira.

Meditimi për shkak të vetive qetësuese, ndihmon personat që kanë probleme me depresionin dhe ankthin.

Si të meditoni?

Meditimi është më i thjeshtë se sa tingëllon. Mund të filloni me vetëm 5 minuta në ditë.

Për të filluar, uluni në një pozicion të rehatshëm me shpinë të drejtë. Mbyllni sytë dhe merrni frymë ngadalë, fokusoni vëmendjen në frymëmarrjen tuaj.

Shumë njerëz besojnë se duhet të pastroni mendjen dhe të mos mendoni asgjë gjatë meditimit, por kjo nuk është e vërtetë. Qëllimi kryesor është të lejoni mendimet të vijnë e të shkojnë sit ë dëshirojnë. Ju mund ti observoni ato, por mos I jepni vëmendje, as mos mundoheni ti kontrolloni ato. Në këtë mënyrë, nuk do të fokusoheni për të ndryshuar asgjë, por thjesht për të qetësuar mendjen.