Lifestyle Natyrë & Turizëm

“Arma sekrete” e çiftit që ka shëtitur 53 vende për 5 vjet

Gjithmonë kur vendosim të udhëtojmë diku dëshira jonë që është që të kemi sa më shumë gjëra me vete. Që ta ndiejmë edhe në udhëtime rehatinë që e kemi në shtëpi. Ku jemi sigurisht të rrethuar me çdo gjë që na përket. Dikush që ka udhëtuar disa herë sigurisht se mund të jetë shndërruar në një “ekspert” paketimi për udhëtime.

Preokupimi ynë më i madh kur vendosim të udhëtojmë është se si ta shfrytëzojmë çdo hapësirë të valixhes. Duke lënë shpesh herë gjëra jashtë tij, për të cilat ndoshta edhe do t’ju duhen në udhëtime.

Udhëzimet që do ti merrni përmes këtij shkrimi nuk janë udhëzime me hamendje. Por të një prej çifteve që në pesë vitet e fundit kanë udhëtuar në më shumë se 50 vende të ndryshme të botës.

Anne e Mike Howard prej kur janë martuar në vitin 2012 vazhdimisht janë në udhëtime. Ata tashmë kanë fituar një përvojë tepër të madhe mbi atë se çfarë ju duhet të kenë me vete në udhëtime.

Ju mund të mos e besoni por gjëja e parë që Anne vendos të marrë me vete është jastëkun e saj të gjumit.

Derisa shumica prej nesh preokupohemi që më të marrim sa më shumë rroba, të brendshme e pajisje të tjera teknologjike Anne është e lidhur tepër shumë me jastëkun e saj dhe tashmë i ka vënë nofkën “jastëku magjik”.

Por si u bë që Anne të lidhet kaç shumë me “jastëkun magjik”?

Ajo tregon se ky jastëk është pjesë e jetës së saj që prej shkollës fillore të cilin ajo e ka marrë me vete edhe në kampet verore të organizuara përgjatë shkollimit të saj. Një jastëk pendla- pendla që mban emrin e vajzërisë së Anne, Sharpie.

Anne, tregon se për këto 5 vite ajo me bashkëshortin e saj kanë shëtitur në 53 vende të botës. Duke fjetur nga aeroportet, bujtinat, kasollat prej balte e deri në hotele luksoze si pallate mbretërore.

Në këtë mënyrë jastëku është elementi i parë që të bën ta ndiesh vetën si në shtëpi dhe të bësh gjumin rehat.

Edhe kur kanë fjetur nëpër hotelet më të mira të vendeve që kanë vizituar ata kanë larguar jastëkët luksozë dhe kanë vënë jastëkët e tyre me pendla për të fjetur. Duke e ditur se gjumi i rehatshëm ju jep energji për gjithë ditën tjetër. Sigurisht që ju duhet të dini nëse e keni problem të flini në një jastëk në të cilin nuk keni fjetur me parë.

Për këtë çift, arma sekrete e udhëtimeve të rehatshme është jastëku plot pendla. Ata e rehatojnë atë më së pari në bagazhin e tyre të udhëtimit.

Duke pasur dy jastëk me vete në çdo udhëtim sigurisht që hapësira e bagazhit tuaj kufizohet. Por sipas Annes ajo nuk fokusohet në gjëra të tjera që dikush i konsideron si të rëndësishme për udhëtime. Siç janë këpucët e shumta dhe veshje pa fund.

Ajo preferon të ketë këpucët e saj më të rehatshme si dhe çantën e saj më të preferuar me vete. Dhe në këtë mënyrë ka zgjidhur shumë dilema për udhëtimin e saj të ri.

Në bagazhin e tyre asnjëherë nuk mungon një mbushës universal i pajisjeve teknologjike që do t’ju shërbej atyre për të të gjitha pajisjet që do ti kenë me vete në udhëtim.

Anne e Mike kanë demonstruar se di duket koferi i tyre i udhëtimit. Ku mund të merrni edhe ju këshilla se si ta bëni koferin tuaj të zë më shumë gjëra  që do t’ju duhet për udhëtimin tuaj.