Të tjera

A i takon partneri, miku juaj shenjës së Dashit? Ja me çfarë njeriu keni të bëni ?

Të lindurit nën shenjën e Dashit janë të njohur për pasion,dinamikë  dhe personalitet të fortë. Ata janë miq të shkëlqyeshëm dhe kanë gjithmonë mendime të drejta.

Ja arsyet pse duhet ta çmoni personin që është pjesë e kësaj shenje.

“Të lindurit në shenjen e Dashit kurrë nuk do t’ju lejojë të përballeni vetëm me problemet tuaja. Ata gjithmonë do të jenë aty për t’ju mbrojtur. “

      1.Ata janë persona argëtues dhe pasionant

Të lindurit në shenjen e Dashit gjithmonë kërkojnë mënyra të reja për t’u argëtuar. Ata janë energjikë dhe shpesh duket se kanë një zjarr të ndezur  brenda vetes. Ata përgjithësisht kanë mendime pozitive dhe janë  shumë optimist. Një person i këtillë rrallë shqetësohet për atë se çfarë mendojnë të tjerët për të. Ata synojnë të jetojnë të vërtetën dhe ta shijojnë secilin moment të jetës së tyre.

  1. Janë persona të ndershëm

Këta persona janë shumë të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm. Asnjëherë nuk mund të ndodhë që të dëgjoni nga dikush tjetër që ky person ka folur për ju, dhe ka komentuar vendimet tuaja. Ata e kanë ndershmërinë pjesë të jetës dhe i vlerësojnë shumë personat e njëjtë. Ata gjithmonë janë të gatshëm që tua thonë nëse i keni lënduar, prandaj asnjëherë nuk kanë konflikte me askënd, sepse gjithmonë i zgjidhin aty për aty gjërat e tyre. Të lindurit në shenjën e Dashit nuk i durojnë personat e lindur në shenjën e Demit, prandaj rrallë ndodhë që këta dy persona të bëhen miq ose të jenë partner.

  1. Janë persona të fortë

Nuk ka persona më të fortë se personat e lindur në shenjën e Dashit. Ata kur I kanë vendosur vetës një qëllim, me çdo kusht luftojnë për të arritur. Asgjë nuk mund ti ndalë. Luftojnë për sukses dhe shpërblehen për këtë.