Dashuria

A është ligji i tërheqjes ligji i dashurisë?

Disa prej mendimtarëve më të mëdhenjë të së shkuares i referoheshin ligjit të tërheqjes si ligji i dashurisë. Dhe nëse mendohemi mirë, edhe mund ta kuptojmë pse.

Nëse ushqen mendime negative për dikë tjetër, do ta përjetosh ti materializimin e atyre mendimeve të këqija. Nuk mund të dëmtosh një njëri tjetër me mendimet e tua, por vetëm veten tënde. Nëse ushqen mendime dashurie, gjeje kush do t’i marrë përfitimet?

Sigurisht që TI…

Nëse në gjendjen tënde shpirtërore mbizotëron dashuria, ligji i tërhqjes ose ligji i dashurisë reagon me forcën maksimale , sepse ti gjendesh në frekuencen më të lartë të mundshme. Sa më e madhe të jetë dashuria që emeton, aq më e madhe është fuqia që zotëron.

Mos harroni se parimi që i jep mendimit fuqinë dinamike për t’u lidhur me objektin e saj, dhe si rrjedhojë për të kontrolluar cdo përvojë njerëzore të pafavorshme, është ligji i tërheqjes, që është një emër tjetër për dashurinë. Është fjala për një parim të përjetshëm dhe fundamental, që gjendet tek të gjitha gjërat, në cdo sistem të filozofisë, në cdo besim dhe në cdo shkencë. Ligjit të dashurisë nuk mund t’i ikësh dot. Është ndjenja  ajo që i jep vitalitet mendimit.  Ndjenja është dëshirë dhe dëshira është dashuri. Mendimi i mbushur me dashuri bëhet i pathyeshëm.