Ushqehu shëndetshëm

10 ushqimet që ju ndihmojnë të flini

ushqimet

Nëse jeni person që mbështeteni tek tabletat që ju ndihmojnë për të fjetur atëherë kjo është koha për ti lënë anash ato dhe të fokusoheni tek ushqimi që duhet ngrënë.

1. Mjalti; Vendos një lugë mjaltë në qumësht të nxehtë disa orë para se të dëshironi të flini gjumë.

2. Banania; Bananet janë të njohura për nivelin e lartë të potasiumit që ndikon për të pasur një gjumë të thellë.

3. Produktet e bulmetit; Është e vërtetë kur nënat tona provonin të na vinin në gjumë, gjithmonë së pari na ofronin një gotë me qumësht. Produktet e bulmetit janë të njohura për përshpejtimin e procesit të gjumit.

4. Çaji; Një gotë çaji pa kafeinë para se të shkoni në shtrat do të ju ndihmojë shumë në këtë drejtim.

5. Frutat e thatë; Frutat siç janë arrat, bajamet, fëstëkët janë të domosdoshme për një gjumë sa më të mirë.

6. Tërshëra; Apo oats në gjuhën angleze, janë një burim i melatoninës, e cila kontrollon ciklin e gjumit tuaj.

7. Qiqrat; Qiqrat janë të njohura jo vetëm për ndihmën që ofrojnë për një gjumë më të lehtë por po ashtu janë të pasura me vitaminë B6 që ndihmon shumë në shëndetin tuaj mental.

8. Qershia; Ky frut po ashtu është i lartë në nivel të melatoninës duke ju ndihmuar kështu për një gjumë sa më të mirë.

9. Rrushi; Rrushi i përpunuar sidomos në verë të kuqe, bën që ju të keni një gjumë më të mirë, mirëpo asnjëherë duke e tepruar. Një deri në dy gota verë janë të mjaftueshme gjatë javës për ju.

10. Vezët; Vezët janë një burim i triptofanit që ju ndihmon ju të flini më lehtë. Kombinoni vezët me një çaj dhe shikoni magjinë e tyre së bashku.