Të tjera

10 Rregullat e arta të Gandit për të ndryshuar Jetën & Botën

Mahatma Gandi

“Nëse nuk do të kisha një sens humori, shumë koha më parë do të kisha bërë vetëvrasje.”

Mahatma Gandi nuk ka nevojë më për ta prezantuar. Të gjithë e dinë për njeriun që drejtoi popullin indian drejt pavarësisë nga pushteti britanez në vitin 1947.

Prandaj le të shkojmë drejt tek 10 rregullat e arta të Gandit për të ndryshuar Jetën dhe Botën.

Këto janë 10 rregullat e arta të Gandit.

1. Ndryshojeni veten;

Nëse ndryshoni veten ju do të ndryshoni botën. Nëse ndryshoni mënyrën se si mendoni, atëherë ju do të ndryshoni se si ndjeheni veprimet që bëni. Dhe kështu bota rreth jush do të ndryshojë.

Jo vetëm sepse tani po e shihni ambientin tuaj nëpërmjet ‘lenteve’ të reja të mendimeve dhe emocioneve, por gjithashtu sepse ndryshimi brenda mund t’ju lejojë të veproni në mënyra që nuk I keni besuar se mund ti bëni më parë.

2. Ju keni kontrollin e vetes tuaj;

Ajo që ju ndjeni dhe si reagoni ndaj diçkaje gjithmonë varet nga ju.

Ju mund të zgjidhni mendimet, reagimet dhe emocionet tuaja pothuajse për cdo gjë.

3. Falni;

Luftimi i së keqes me të keqen nuk do të ndihmojë askënd. Dhe siç thuhet në pikën e mëparshme, ju jeni ata që gjithmonë zgjidhni se si të reagoni ndaj diçkaje.

Nëse ju nuk falni atëherë ju lejoni të kaluarën ose një person tjetër të kontrollojë jetën tuaj.

4. Pa veprim, nuk do të shkoni asgjëkund;

Pa veprime shumë pak do të bëhet. Megjithatë, marrja e masave mund të jetë e vështirë. Mund të ketë shumë rezistencë të brendshme. Prandaj që të ndërmerrni veprime, duhet të kuptoni së pari vetveten.

5. Kujdesuni për këtë moment;

“Mënyra më e mirë që kam gjetur për të kapërcyer rezistencën e brendshme që shpesh na ndalon të veprojmë është të qëndrojmë në të tashmen sa më shumë që të jetë e mundur dhe ta pranojmë atë.”

6. Çdokush është njeri;

Është me rëndësi të kuptoni se secili prej nesh është njeri, dhe mund të gabojmë.

7. Duro dhe ngul këmbë;

Tregohuni të durueshëm. Gjej atë që me të vërtetë dëshiron të bësh. Atëherë do të gjeni motivimin e brendshëm për të vazhduar, më tej e më tej.

8. Kërkojeni të mirën tek njerëzit dhe ndihmojuni atyre;

Gjithmonë ka diçka të mirë tek njerëzit. Dhe gjëra që mund të mos jenë aq të mira. Por ju mund të zgjidhni se tek cilat gjëra duhet të përqendroheni. Dhe nëse doni përmirësim atëherë përqendrimi në të mirën tek njerëzit është një zgjedhje e dobishme.

9. Jini autentik, jini vetvetja;

“Lumturia është kur ajo që ju mendoni, ajo që thoni, dhe ajo që bëni janë në harmoni me njëra tjetrën.”

10. Vazhdoni të rriteni dhe të zhvilloheni;

Ju mund të përmirësoni gjithnjë aftësitë tuaja, zakonet ose rivlerësoni ‘vlerësimet’ tuaja. Ju mund të fitoni një kuptim më të thellë për veten dhe botën.