Highlight Storie Inspirimi

Zmadhojeni objektivin tuaj!

objektivi
Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë rutinën e jetës, të shohin jetën me një sy tjetër, ky është një motivim shumë i rëndësishëm.Merrni një objektiv të caktuar që keni dhe dyfishojeni.

Ose trefishojeni.

Ose shumëzojeni.

Dhe, më pas pyesni veten, shumë seriozisht, çfarë do t’ju duhet të bënit për ta arritur këtë objektiv të ri.

Nëse vërtetë doni të keni disa ide motivuese të reja, përpiquni që ta zgjeroni objektivin tuaj.

Rriteni derisa t’ju trembë.

Pastaj vazhdoni duke menduar sikur të jetë e detyrueshme që ta arrini.

Mos harroni se kjo është një lojë e pavarur, jo një premtim ndaj dikujt tjetër. Por është e bukur që ta luani sepse funksionin.

Nëse merreni me shitje të produkteve dhe po kaloni derë me derë për të prezantuar produktet tuaja, atëherë një herë në javë organizoni një pikëtakim me 10 ose 20 persona dhe prezantoju produktin tënd. Kështu automatikisht ju dyfishoni punën dhe të ardhurat tuaja.

Kur zmadhoni objektivin mendojeni punën tuaj kryesore, dhe llogaritni sikur atë duhet ta kryeni me çdo kusht. Vini vetës limite dhe punoni fort për synimet tuaja.

Tjerat gjëra lërjani universit, ju bëjeni punën tuaj në tokë, ndërsa dëshirat plotësohen nga lartë.