Highlight Të tjera

Zhvilloni fjalorin e së ardhmes tuaj

fjalor
  1. Përdorni fjalë të mëdha e sa më pozitive, fjalë e fraza të gëzueshme për të përshkruar mendimin tuaj. Kur dikush pyet: “Si ndiheni sot?” Dhe ju përgjigjeni me një “Jam i lodhur (Kam një dhimbje koke të tmerrshme, Ah, sikur të ishte ditë e shtunë, nuk ndihem edhe aq mirë), ju në të vërtetë po ndikoni në keqësimin e gjendjes tuaj. Praktikojeni këtë: është një pikë shumë e thjeshtë, por që ka fuqi të jashtëzakonshme. Çdo herë që dikush ju pyet: “Si jeni?” Ose “Si jeni ndjerë sot?”, përgjigjuni me një “thjeshtë mrekullueshëm, po ju?” Apo të thuash “perfekt”, “mrekulli”. Thuaj që ndiheni mrekullueshëm në çdo mundësi , dhe ju do të filloni të ndiheni mrekullueshëm dhe më të suksesshëm. Bëhu i njohur si personi që gjithmonë ndihet shkëlqyeshëm.
  2. Përdorni fjalë dhe fraza të ndritshme, të gëzueshme e të favorshme kur bëni përshkrimin e të tjerëve. Bëjeni një rregull që të keni një fjalë të madhe pozitive për të gjithë miqtë tuaj dhe bashkëpunëtorët. Kur ju dhe dikush tjetër po diskutoni për një palë të tretë që mungon, jeni të sigurt që ju të komplimentoni atë me fjalë të mëdha dhe frazat si “Ai është me të vërtetë një njeri i mirë.” Të jeni jashtëzakonisht i kujdesshëm për të shmangur fjalët që e vendosin atë në një nivel të ulët. Herët ose vonë palët e treta do të dëgjojnë çfarë ju keni thënë, dhe fjalët e mira do të përhapën për ju.
  3. Përdorni gjuhë pozitive për të inkurajuar të tjerët. Cdo kush që ju njihni ka dëshirë të dëgjojë fjalë të mira për vetën e tyre, prandaj komplimento njerëzit në çdo mundësi që ke. Keni një fjalë të veçantë çdo ditë për gruan apo bashkëshortin tuaj. Vini re dhe komplimentoni njerëzit që punojnë me ju. Falënderimi, I administruar sinqerisht, është një mjet suksesi. Përdore! Përdoreni atë përsëri dhe përsëri dhe përsëri. Komplimentoni njerëzit për pamjen e tyre, punën që bëjnë, arritjet e tyre apo familjen e tyre.
  4.  Përdorni fjalë pozitive kur përshkruani planet tuaja tek të tjerët. Kur njerëzit dëgjojnë diçka si kjo: “Ja një lajm i mirë. Ne gjendemi përballë me një mundësi të vërtetë … “mendjet e tyre fillojnë të shkëlqejnë. Por, kur ata dëgjojnë diçka si “Na pëlqeu apo jo, kemi punë për të bëre”, do të reagojnë njëjtë sikur fjalia, mërzitshëm. Premto fitore dhe shiko sytë e të tjerëve që ndizen përnjëherë. Ndërto kështjella, mos gërmo varret!