Highlight Të tjera

Zgjidh miqtë që mbështesin ndryshimet tuaja

miqtë

Largohuni me mirësjellje nga miqtë që nuk i mbështesin ndryshimet në jetën tuaj. Do të ketë të tillë. Ata do të ndihen xhelozë dhe të frikësuar sa herë që bëni një ndryshim.

Rrugën tuaj të motivimit ata do ta shohin si një dënim për mungesën që kanë. Me mënyra dinake, ata do t’ju kthejnë siç ishit. Kini kujdes prej miqve dhe familjarëve që e bëjnë këtë. Ata nuk e dinë se cfarë po bëjnë. Njerëzit me të cilët kaloni kohën do t’jua ndryshojnë jetën në një mënyrë ose tjetrën. Nëse shoqëroheni me njerëz cinikë, ata do t’ju bëjnë si vetja. Nëse shoqëroheni me njerëz të cilët ju mbështesin në lumturinë dhe suksesin tuaj, do të keni një avantazh në rrugën e të qenit të lumtur dhe të suksesshëm.

Gjatë ditës ne kemi shumë mundësi zgjedhjeje se me kë do të rrimë apo flasim. Mos u tërhiqni drejt makinës së kafes dhe të merrni pjesë në thashethemet negative, ngaqë s’keni c’ti bëni tjetër. Do t’jua zbrazë energjinë dhe do t’jua mbysë optimizmin. Të gjithë e dimë kush na ngre sipër dhe kush na ul poshtë. Është mirë të fillojmë të jemi më të kujdesshëm se kujt ia kushtojmë kohën.

Kur bisedoni me një person cinik, mundësitë duket sikur zhduken. Një ndjenjë paksa dëshpëruese fatalizmi, duket sikur merr përsipër bisedën. Asnjë e re dhe asnjë humor origjinal. Cinikët nuk krijojnë. Nga ana tjetër, entuziazmi për jetën është ngjitës. Dhe bashkëbisedimi me një optimist gjithmonë na bën më të hapur që të shohim më shumë mundësi në jetë.