Highlight Yoga

Yoga në formë të “Urës”, mund të jetë çdo gjë që ju nevojitet…

Yoga

Duke praktikuar Yoga çdo ditë ju ndjeheni më pak të lodhur, energjik dhe të motivuar drejt suksesit.

Prandaj sot kudo në botë, njerëzit janë dhënë shumë pas praktikimit të Yogas, si një mundësi për të gjetur lehtësisht qetësinë dhe jetëgjatësinë.

Unik Portal ju sjellë udhëzimet hap pas hapi:

Shtrini një batanije në dysheme, pranë shpatullave tuaja për të mbrojtur qafën. Shtrihuni dhe lironi frymën tërësisht. Merrni frymë thellë dhe lirojeni atë. Përseriteni këtë veprim disa herë dhe më pas bëni këmbet gju. Qetësohuni dhe kontrolloni vazhdimisht frymëarrjën tuaj.

Tani shtrëngohuni në duar dhe ngritni pjesën tuaj të barkut. Mbahuni në duar dhe këmbë dhe provoni të bashkoni mjekrrën me gjoksin.

Qëndroni në pozitë diku nga 30 sekonda në 1 minutë.