Highlight Yoga

Yoga gjatë shtatzanisë!

shtatzani

Gjatë shtatzënisë trupi juaj kalon shumë ndryshime, gjë që shkakton stres për ju mentalisht dhe fizikisht. Një mënyrë për të ruajtur një mendje dhe trup të shëndetshëm është yoga prenatale.

 

Yoga Prenatalë në gratë shtatzëna,mund të rrisë forcën dhe fleksibilitetin.

Gjithashtu ndihmon gratë shtatzëna të zhvillojnë teknika të duhura të frymëmarrjes dhe relaksimit për lindje më të lehtë.

Cilat janë përfitimet e Yoga-s Prenatale?

Yoga prenatale është e mirë për mirëqenien e përgjithshme. Kjo është një formë ushtrimi që flet për mirëqenien tuaj në shtatzëni.

 

Ka shumë përfitime nga  Yoga Prenatale duke përfshirë:

-Gjumë më cilësor

-Stresi i reduktuar

-Rritja e forcës, fleksibilitetit dhe qëndrueshmërisë

-Ulë dhimbjet e shpinës

-Fortësi e kyçeve

-Reduktim i dhimbjes së kokës

-Ulë rrezikun e lindjes së parakohshme

 

Duke qenë pjesë e klasave të tilla ju po ashtu keni rastin të njihni shtatzëna të tjera dhe të ndani përvojat tuaja.

Më e rëndësishmja, takimi me nënat e tjera pritëse ju jep mundësinë të bisedoni me dikë që kalon nëpër shtatzëni.

Mënyra më e sigurt për të bërë këto ushtrime është të ndiqni një klasë Yoga me instruktor.

Çfarë duhet të dini?

Mos harroni të moderoni rutinën tuaj të yogës në 30 minuta. Yoga është një mjet për t’u çlodhur, kështu që mos e stresoni vetën të mendoni rreth efekteve negative të Yoga-s, sepse nuk ka.