Highlight Yoga

Yoga Chakra

yoga

Ndoshta ky term është i ri për ju, por për praktikuesit e rregullt të Yoga-s sigurisht që është gjë e njohur. Vendosja e ekuilibirt mes shëndetit mendor dhe fizik është padyshim shumë e rëndësishme për mirëqenien tonë. Ushtrimet fizike sigurisht që janë një mundësi e mirë për ta arritur këtë, por, meditimi dhe yoga janë ato  që na bëjn ta  ndjejmë çdo gjë në trupin tonë si duhet. Duke njohur trupin tonë, ne bëhemi të vetëdijshëm për tensionet dhe informacionin që mundohet të përçojë trupi ynë. Këtë mund ta arrini vetëm duke praktikuar meditim dhe yoga.

Kombinimi i Yogas me stimulimin e chakrave tuaja do të bëjë balancimin e energjisë suaj në gjithë trupin.  Ju mund të keni shumë akumulim të tensionit në  kokën tuaj dhe gjithashtu prandaj Yoga Chakra është ideale për të bërë një rishpërndarje dhe do t’ju liroj këtë tension.

E  gjitha ka të bëjë me lirimin e muskujve, relaksimin dhe të ndjerit e energjisë pozitive brenda trupit tuaj.  Energjia do të rrjedhë më të mirë nëpërmjet përdorimit të frymëmarrjes yoga. Përveç këtyre ushtrime të frymëmarrjes dhe ushtrime yoga fizike ju po ashtu rregulloni energjinë tuaj trupore. Vetëm kështu do ta kuptoni që  çdo gjë brenda jush funksionon në harmoni dhe ju çdo ditë do të gjeni më shumë qetësi brenda jush.