Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Vizionet dhe idealet

vizionet dhe idealet

Ëndëruesit janë shpëtimtarët e botës.Siç mbahet bota e dukshme nga e padukshmja, ashtu njerëzit, ndërmjet të gjitha gjyqeve, mëkateve e prirjeve të veta të pista, të ushqehen nga vizionet e bukura të ëndërruesve të tyre të vetmuar.

Njerëzimi nuk mund t’i harrojë ëndërruesit e vët, ai nuk mund ti lërë idealet e tyre të shuhen dhe të vdesin, ai jeton në to, ai i di ato si realitete të cilat do t’i shohë dhe do t’i dijë një ditë.

Kompozitori, skulptori, piktori, poeti, profeti, urtaku, këta janë ndërtuesit e pas-botës, arkitektët e parajsës. Bota është e bukur sepse ata kanë jetuar, pa ta, njerëzimi punëtorë do të kalbet.

Ai që ushqen një vizion të bukur, një ideal fisnik  në zemrën e tij, një ditë do ta realizoj atë.

Koperniku e kultivoi vizionin e një shumësia të botëve dhe të një universi më të gjerë, dhe e zbuloi atë, Buda e vërejti vizionin e një bote shpirtëror të bukurisë pa njolla dhe ta paqës së përkryer, dhe hyri në të.

Ushqej vizionet e tua, ushqeji idealet e tua.