Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

Vishu për sukses

Vishu për sukses

A ka kod të veshjes? A është veshja e lidhur me suksesin? Natyrisht që po, teksa hulumtoni më gjerësisht ju mund të gjeni këshilla nga më të ndryshmet dhe ‘rregulla’ të pashkruara nga stilistë të njohur që duhet ti ndiqni. Çfarë ne zbuluam është kjo: detajet gjithmonë kanë rëndësi! Shikoni se sit ë jepni një përshtypje të mirë me veshjen tuaj.

1. Investoni në një palë këpucë të mira;

Na besoni, këpucat janë shumë të rëndësishme. Investoni në dy apo tre parë këpucë klasike me taka dhe të rehatshme nëse keni të shkoni në një takim apo keni të qëndroni në këmbë për një prezentim. Të njejtën gjë bëjeni edhe për këpucët pa take. Kur një palë këpucë të duken që janë vjetëruar mos pritni për ti ndërruar ato.

2. Zgjidhni rripin perfekt;

Nëse jeni duke veshur pantallona me bluzë të futur brenda, atëherë jeni të sigurt që të investoni në disa lloje rripash me stile të ndryshme. Pavarësisht se a keni veshur një fund apo pantallona jeni të sigurt që rripi juaj nuk ka lëvizur nga vendi.

3. Mos ngjitni shumë aksesorë;

Nuk do të dukeni profesional nëse qafa dhe duart e juaja janë të mbushur me aksesorë të ndryshem. Dallojini se cilët aksesorë vlejnë për cilat raste.

4. Kujdesuni për thonjët tuaj;

Kur jeni duke përshëndetur dikë dorë me dorë, ose duke bërë me gjeste gjatë një prezentimi, duke nënshkruar një document të rëndësishëm, thonjët tuaj na besoni, do të duken. Prandaj tregoni kujdes ndaj tyre!

5. Mos e teproni me parfim;

Para se të dilni nga ajo derë, ndaloni dorën dhe mos vendosni shumë parfim!