Highlight Të tjera

Vështrim mbi mendimet nga libri “Suksesi ndërmjet meditimit” nga Hetem Ramadani

Hetem Ramadani

Secili mendim është valë (vibrim) i energjisë kuantike me frekuenca të ndryshme.

Për këtë arsye për mendimin vlejnë ligjet e mekanikës kuantike.

Si energji kuantike, fotonet, mund të kapërcejnë nëpër dy pika pa i kryqëzuar rrugët mes tyre.

Ekzistojnë njerëz, që me mendimet dhe pa kontakt fizik, i lëvizin gjërat, të tjerët mund t’i lexojnë mendimet(telepatia).

Por, të gjithë duhet të mendojnë me tru, para së të lëvizin këmbët.

Në fakt, mendimi është ajo energji që i aktivizon qelizat motorike në koren e trurit në momentin kur mendojmë ta lëvizim këmbën.

Qelizat e nxitura motorike pastaj i dërgojnë impulse nëpër palcën kurrizore deri te muskujt në këmbë.

Po nga ka ardhur mendimi?

Ku ka lindur ky mendim, kjo energji, pasi gjithçka tjetër, që nga nxitja e qelizës motorike e deri te lëvizja e këmbës, mjekësia e ka shpjeguar me kohë dhe mjaftë mirë.

Nuk ka shpjegim tjetër përveç se mendimi ka ardhur nga domeni virtual, nga domeni jo-lokal. Mendimi është I lidhur edhe me simpatinë edhe antipatinë, me tërheqjen, me rastësinë, me shëndetin dhe me sëmundjet tona.

Nga mendimi varet nëse do ta përdorim energjinë kuantike për meditim, apo për të punuar bombën atomike, gjë së cilës i janë frikësuar më së shumti fizikanët me rastin e zbulimit.

Mendimi është, gjithashtu, fillim i ndjenjave, i fjalës së thënë apo të shkruar i tingullit.

Mendimi është informacion.