Highlight Shëndeti

Vështirësi për të rënë në gjumë? Provoni këto 5 vajra që mund t’ju ndihmojnë shumë!

gjumë

A keni vështirësi për të rënë në gjumë? Ju nuk jeni i vetmi njeri!

Teknologjia  dhe dinamika e shpejtuar e jetesës ka shkaktuar ndryshime të mëdha në stilin e jetës që bëjnë njerëzit.

Pa dyshim ky stil i jetës ka  ndikuar që njerëzit të përballen edhe më çrregullime të mëdha të gjumit.

Profesionistët  shëndetësorë rekomandojnë 8 orë gjumë të pandërprerë çdo natë. Kështu shmangni shumë  çrregullime shëndetësore që rrjedhin nga stresi i shtuar në zemër.

Shumica e njerëzve pajtohen se gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe nuk duhet të neglizhohet kurrë.

Megjithatë, disa, për shkak të zakoneve të këqija, kanë vështirësi për të rënë në gjumë gjatë natës. Edhe  kur ata kanë nevojë të madhe për këtë. Zakonet e këqija të të ushqyerit,  stresi dhe mungesa e stërvitjeve mund të kontribuojnë në pagjumësi të përkohshme.

Megjithatë, ka një lajm të mirë. Nëse vuani nga mungesa e gjumit, nuk është e nevojshme që të përdorni ilaçe të  gjumit. Ato mund të shkaktojnë varësi dhe në disa raste të dëmtojnë shëndetin e përgjithshëm.

Vajrat thelbësore të shpërndara para shtratit mund të jenë ilaçi natyror që ju nevojitet, por nuk e keni njohur deri më tani.

Këto vajra mund të ulin nivelet e stresit dhe të mos mbajnë asnjë efekt anësor të dëmshëm. Pra, cilat vajra janë të mira për trajtimin e çrregullimeve të gjumit?

Vaj trëndafili dhe portokalli:  Një studim i vitit 2014 tregoi efekte të rëndësishme nga inhalimi i vajrave esenciale të trëndafilave dhe të portokallit që raportonin se “shkakton relaksim fiziologjik dhe psikologjik.”

Një rishikim i vitit 2014 shqyrtoi efektet e vajit esencial portokalli mbi pagjumësinë dhe ankthin.  Rezultatet tregojnë  efektet pozitive të vajit të trëndafilit  në qetësim.

Geranium: Ky vaj esencial me erë të këndshme është rekomanduar gjatë për gratë në lindje, për shkak të efekteve relaksuese.

Po ashtu ky vaj mund të ndihmojë personat që vuajnë nga alergjitë. Këtë e vërteton një studim i vitit 2015- të, i  kryer në Universitetin Chung-Ang në Seul të Koresë.

Ky vaj esencial me famë botërore është thënë të jetë efektiv për ankth dhe depresion, qetëson mendjen, si dhe ndihmon me pagjumësinë.

Në një studim të pacientëve të kancerit të botuar në vitin 2016, studiuesit zbuluan se 64% raportuan gjumë të përmirësuar duke përdorur “aromatikët” që përfshinin temjanin.

Vaj Limoni:  Mund t’ju befasojë për shkak të aromës disi gjallëruese. Por, vaji i limonit është provuar gjithashtu të jetë një qetësues efektiv, me përfitime anti-ankthi gjithashtu.

Vaj Livando: Lavandula augustifolia, e njohur si “livando e vërtetë”, është e njohur si aromë dhe lule.

Në fushën e barnave plotësuese, vajrat thelbësore të livando është e njohur mirë si një super vaj, sidomos kur është fjala për gjumë. Për fat të mirë, shkenca mbështet këtë pohim me studimin pas studimit.

Në veçanti, vaj esencial i livandoa është raportuar si një ilaç natyral për pagjumësinë e lehtë, pa efekte anësore afatgjata.

Një studim i vitit 2013 dhe 2015 i pacientëve të ICU, të dy kanë raportuar se vaji i livandës ka rritur cilësinë e gjumit dhe ulur ankthin. Gjithashtu në vitin 2015, një studim që përfshinte 79 studentë kolegji hulumtoi vajin e livandës në gjumë, duke treguar se ai vërtet përmirësoi cilësinë e gjumit, me një “gjetje të rëndësishme për ndjenjën e zgjimit”.