Shtëpi / Dekor

Vendet më të ndotura në kuzhinë

kuzhinë

Po mendoni se kuzhina e juaj është e pastër?   Po  gaboheni!

Lagështia dhe ushqimi janë vende shumë të përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin e baktereve të ndryshme, të cilat mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin tuaj. Duke qenë se në kuzhinë gjithmonë ka hapësira ku bakteret mund të zhvillohen përmes këtij shkrimi do të kuptoni zonat më të përshtatshme për rritjen dhe përhapjen e tyre.

Një kuzhinë pa lavaman nuk është kuzhinë. Puna më e madhe bëhet aty, pastrimi jo vetëm i ushqimeve, por edhe i enëve që mblidhen pas çdo përgatitje që bëjmë për familjen. Prandaj, kjo është zona që më së shumti atakohet nga bakteret dhe papastërtitë e ndryshme. Një zonë që në të shumtën e kohës është e lagur dhe ku përfundojnë shumë enë me mbetje ushqimi padyshim që duhet të dezinfektohet shpesh dhe të terët sa më shumë më qëllim që bakteret të mos depërtojnë në zona të tjera të kuzhinës nga lavamani. Mund të përdorni herë pas herë edhe dezinfektues. Vetëm spërkatni lavamanin me dezinfektues dhe lëreni të veprojë për disa minuta.

Asnjëherë mos  prekni fytyrën tuaj nëse i keni duart e lagura dhe keni pastruar diçka në lavaman, sepse kështu do të përhapni bakteret e lavamanit nëpër  fytyrën tuaj.

Organizata ndërkombëtarë e Shëndetësisë përmes një studimi të bërë ka bërë të ditur se rreth 75% e sfungjerëve dhe leckave të shtëpisë kanë predispozita të përhapin tek njerëzit baktere të ndryshme dhe Escherichia Colin. E tëra çfarë mund të bëni është që ti ndërroni sa më shpesh sfungjerët dhe leckat me të cilat lani, Ti lani me ujë sa më të nxehtë dhe me dezinfektues, dhe të mos i lini të lagura,sepse duke qenë të lagura ato janë vatra të hapura për rritjen dhe zhvillimin e baktereve.

 

Nëse keni  thyer qoftë edhe vetëm një ve, ju duhet të lani duart tuaja para se të bëni veprimin e radhës. Asnjëherë mos përsëritni  disa veprime në kuzhinë, pa i larë dhe terë duart tuaja.

Kafja është pije e pazëvendësueshme për shumicën prej neve në veçanti në mëngjes, por ju duhet të dini se aparati i kafesë është ndër vendet që grumbullon shumë mikrobe dhe baktere, prandaj bëni kujdes të vazhdueshëm për pastërtinë e tij.

Njëherë në muaj lajeni me uthull. Lëreni uthullën të qëndroj për 30 minuta dhe pastaj shpërlajeni disa herë me ujë të ftohtë, derisa të llogaritni që është larguar uthulla në tërësi. Patjetër që çdo mëngjes duhet të pastroni një herë aparatin e pastaj të përgatitni kafenë. Shumica e aparateve e kanë të programuar mënyrën e pastrimit dhe kjo nuk do t’ju marr shumë kohë juve. E tëra çka duhet të bëni është të shtypni butonin për pastrim.

Ndonjëherë nuk kujtohemi për këto zona, por mbani në mend, çdo gjë në kuzhinë kërkon pastrim të rregullt dhe dezinfektim, në veçanti zonat që i prekni dhe i përdorni disa herë në ditë.

Bëjeni rutinë dhe pastroni shporetin tuaj sa më shpesh që mundeni.