Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Ushtrimi magjik për të rikthyer shëndetin

shëndetin

Shkalla e përmirësimit të shëndetit tuaj varet nga thellësia e mirënjohjes që tregoni për shëndetin që keni dhe anasjelltas. Sa më e ulët të jetë shkalla e mirënjohjes suaj për të, aq më poshtë do të shkojë ai. Kur je shëndetlig, energjitë, vitaliteti, sistemi imunitar, qartësia e mendimit dhe të gjitha funksionet e trupit dhe mendjes dobësohem.

Merrni një letër ose një kartolinë dhe shkruani me shkronja të mëdha:

DHURATA MË E ÇMUAR QË KAM ËSHTË SHËNDETI IM I MIRË DHE, NË SAJË TË TIJ, UNË VAZHDOJ TË JETOJ.

Vendoseni kartolinën në një vend ku t’jua zërë syri vazhdimisht. Nëse keni një tryezë pune, vendoseni përpara jush. Nëse jeni shofer, vendoseni te xhami i makinës. Nëse rrini në shtëpi shumicën e kohës, vendoseni diku pranë lavamanit ku lani duart ose pranë telefonit. Zgjidhni një vend ku kaloni shpesh, për ti lexuar fjalët që shkruat në të.

Sot duhet t’i hidhni sytë te kartolina të paktën katër herë dhe t’i lexoni fjalët shumë ngadalë e një nga një, duke u munduar të ndiheni sa më thellë mirënjohës për shëndetin e mirë që gëzoni. Tregimi i mirënjohjes për shëndetin e mirë që keni është diçka themelore dhe shumë e rëndësishme,  jo vetëm për ta mbajtur atë, por edhe për të garantuar përmirësimin e rritjen dhe të energjisë jetësore. Nëse këtë e kombinoni edhe me trajtime mjekësore, ju do të përjetoni një revolucion në aspektin tuaj shëndetësor. Ju do të shihni një ritëm përmirësimi e mrekulli shëndetësore, që as nuk do t’i kishit imagjinuar më parë./UnikPortal/