Highlight Storie Inspirimi

Ushtrimi magjik për të bërë dëshirat e tua realitet

ushtrimi

A dëshironi ti beni deshirat realitet?

1. Numëroni të mirat që keni në jetën tuaj. Bëni një listë me dhjetë prej tyre. Shkruani arsyen pse jeni mirënjohës. Rilexojeni listën dhe në fund të çdo të mire thoni faleminderit, faleminderit, faleminderit, duke u munduar të ndiheni sa më thellë që të jetë e mundur mirënjohës për secilën prej tyre.

2. Uluni përpara një kompjuteri ose merrni një fletore e një stilolaps dhe shkruani dhjetë dëshirat tuaja më të zjarrta. Shkruani tri herë faleminderit përpara secilës dëshirë, njësoj sikur ajo t’ju ishte plotësuar. Për shembull: faleminderit, faleminderit, faleminderit për dëshirën tuaj.

3. Duke vënë në punë imagjinatën, përgjigjuni me mend pyetjeve që vijojnë, njësoj siç do të bënit po t’ju ishte plotësuar secila nga ato:

– Çfarë emocionesh provuat kur dëshira juaj u plotësua?
– Kush ishte njeriu i aprë me të cilin e ndatë lajmin dhe cfarë pikërisht i thatë atij?
– Cila ishte gjëja e parë e bukur që bëtë pasi u plotësua dëshira juaj e parë?

Dëshirat tuaja, i bëni realitet vetëm ju dhe askush tjetër.

4. Së fundi, rilexoni çdo fjali që përshkruan secilën prej dëshirave tuaja dhe theksoni sa më shumë që të jetë e mundur fjalën magjike faleminderit në mënyrë që ta ndieni mirënjohjen sa më thellë.

/Sekreti – Magjia