Highlight Storie Inspirimi

Unë jam një luftëtar!

luftëtar

Unë jam një qenie e mrekullueshme njerëzore, që po jetoj një jetë të bekuar. Unë jam i lumtur për të gjitha gjërat që mësoj çdo ditë dhe që ndikojnë në zhvillimin tim personal.

I kam larguar të gjitha pendimet nga e kaluara pasi që ato më kanë mbajtur për një kohë të gjatë larg të vërtetës dhe larg të sotmes, që tani jam duke e përjetuar. Ndoshta kam përjetuar shumë dhimbje në zemrën time gjatë jetës sime mirëpo me kalimin e kohës kam zbuluar natyrën time të vërtetë. Kam zbuluar se jam një luftëtare e fortë që kam mësuar nga çdo sfidë e pengesë që më është paraqitur gjatë rrugëtimit tim.

Unë nuk ndihem që duhet të garoj me të tjerët, ose të krahasohem me dikë. Unë thjesht mendoj se si të bëhem një njeri më i mirë se që isha dje.

Jam mirënjohëse për atë që më është dhënë cdo ditë për tu zhvilluar, për të mësuar dhe për të dashuruar.