Highlight Storie Inspirimi

Unë e mbaj zemrën tënde me mua!

zemrën

Unë e mbaj zemrën tënde me mua,unë e mbaj atë në

zemrën ime, unë s’jam kurrë pa atë, kudo

që shkoj je ti e dashura ime; dhe çfarëdo që është bërë

vetëm prej meje është bëma jote, e dashura ime.

Unë nuk i druaj fatit, sepse ti je fati im,

shpirti im, unë nuk e dua botën,

sepse mrekullisht ti je bota ime,e vërteta ime,

dhe je ti çfarëdo ndonjëherë një hënë ka dashur

dhe çfarëdo që një diell gjithmonë e këndon je ti.

Këtu është sekreti më i thellë që askush nuk e di,

këtu është rrënja e rrënjës dhe sythi i sythit

dhe qielli i qiellit të pemës së quajtur jetë; e cila rritet

më lart se dheu mund të shpresojë apo mendja mund ta fshehë,

dhe kjo është mrekullia që po i mban yjet veç e veç.

Unë e mbaj zemrën tënde, UNË E MBAJ ATË NË ZEMRËN TIME.

E.E.Cummings