Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Tungjatjeta energji pozitive!

energji pozitive

Unë jetoj në një gjendje inspirimi. E kam liruar vetën time nga nevoja për të caktuar shumë qëllime, pasi që më dekoncentrojnë për të jetuar në të tashmen. Unë vlerësoj udhëtimin aq sa vlerësoj destinacionin.

Unë rrethoj vetën me pozitivitet, kreativitet dhe njerëz inspirues. Kam një imagjinatë të shfrenuar që siguron që asnjëherë të mos mërzitem.

Nëse ndonjëherë ndihem keq kaloj kohë duke krijuar një tabelë inspirimi në shtëpinë time. Kjo më ndihmon mua të kujtoj sa magjike është jeta në të vërtetë. Unë mbush këtë tabelë me dëshira, thënie dhe imazhe që sjellin shpresë në zemrën time.

Unë jam një qenie e inspiruar.

Jeta ime është një udhëtim me eksperienca të mahnitshme. Një udhëtim i bukur dhe i shthurur.

Kanë qenë disa kohë në jetën time ku jo çdo gjë ka shkuar lehtë. Por prapë qëndroj i fortë, duke e ditur se unë jam autori i stories time. Kam vendosur të jetoj një aventurë të mrekullueshme.

Unë vlerësoj jetën që më është dhënë, dhe jetoj çdo ditë sikur të ishte e fundit./UnikPortal/