Highlight Të tjera

Truri, një stacion transmetimi dhe marrjeje për mendimet

truri

Truri është një stacion transmetimi  dhe marrjeje për vibrimet e  mendimit, pra është hap i rëndësishëm drejt pasurimit.

Me ndërmjetësimin e eterit, në mënyrë të ngjashme me atë të përdorur nga parimet e transmetimit të radios, çdo mendje njerëzore është e aftë të mbledhë vibrimet e mendimeve të lëshohen nga mendjet e tjera.  Imagjinata  krijuese është “radiomarrësi” i trurit, i cili kap mendimet e lëshuara nga mendjet e të tjerëve. Ai është ndërmjetësi i komunikimit ndërmjet mendjes së ndërgjegjshme ose të arsyeshme të dikujt dhe katër burimeve nga të cilat dikush mund të marrë stimuj mendimi.

Kur stimulohet ose “rritet”, në një shkallë më të lartë vibrimi, mendja bëhet më perceptuese ndaj vibrimit të mendimeve që e arrijnë atë nëpërmjet eterit nga burime të jashtme. Ky proces “rritjeje” zhvillohet nga emocionet pozitive  ose nga  emocionet negative.

Nëpërmjet emocioneve vibrimet e mendimeve mund të rriten.

Vibrimet e një norme jashtëzakonisht të lartë janë vibrimet e vetme që kapen dhe merren nga një mendje tjetër nëpërmjet eterit.

Mendimi është një energji që udhëton me një shkallë jashtëzakonisht  të lartë vibrimi. Mendimet që janë modifikuar ose “rritur” nga ndonjëri prej emocioneve kryesore, vibrojnë në një shkallë shumë më të lartë sesa mendimet e zakonshme, dhe janë këto lloje mendimesh që kalojnë nga një mendje tek tjetra, nëpërmjet makinerisë së transmetimit të mendjes njerëzore.