Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

Truqet e grimit për çdo grua në moshë

Grimi

Grimi është pa dyshim për çdo moshë, por kjo nuk do të thotë që çdo produkt kozmetike do të duket bukur pas një kohe në lëkurën tuaj. Shikoni se cilat nga këto produkte duhen përdorur dhe si.

1. Ndalo përdorimin e pudrës;

Pudra pa dyshim që ndihmon në plakjen e lëkurës tuaj dhe krijimin e rrudhave. Kështu kalo këtë hap dhe ndalo përdorimin e saj për një fytyrë sa më të pastër. Në vend të saj përdor sprej për ruajtje të shkëlqimit në fytyrë dhe mbajtje të grimit.

2. Sherku në moshën 50 vjeçare;

Nëse dëshironi të dukeni më të ri atëherë zgjidh tone më të zbehta të sherkut me bazë të verdhë dhe do të dukeni më bukur.

3. Përdor mbulues rreth buzëve;

Nëse nuk dëshironi të përdorni ndonjë vijëzues për buzët e juaja atëherë thjeshtë aplikoni pak mbulues rreth buzëve që ti bëni ato të dalin në pah.

4. Largo grimin me vaj për bebe;

Nëse keni vështirësi për të larguar grimin çdo natë atëherë përdor vaj për bebe, ai do të largojë grimin pa shumë mundim dhe do të bëjë fytyrën tuaj më të butë.

5. Përdor parfumin në vendet e duhura;

Me siguri që ju keni blerë një parfim me cmim të shtrenjtë, dhe jeni zhgënjyer pasi që aroma e tij e thënë që do të qëndronte me orë të tëra u largua pas disa castesh. A jeni duke e vënë atë në mënyrën e duhur? Provojeni në këto zona të trupit dhe do të vëreni ndryshimin, pas veshëve, në flokë, në gjunjë dhe afër kërthizës.