Highlight Receta

Trifle me banane dhe Nutella

banane

A ka diçka më të shijshme se kombinimi i bananes me kremin shumë të shijshëm Nutella?
Nëse jeni një adhurues i këtyre dy përbërësve atëherë kjo recetë shumë e lehtë është me të vërtetë shumë e shijshme dhe do ta pëlqeni pa masë.

Përbërësit:

10 biskota Oreo;
2 lugë gjelle gjalpë;

Kremi:

Krem Hopla ose shllag;
½ lugë çaji Ekstrakt vanileje;
2 lugë gjelle sheqer pluhur;

Kremi nga Nutella:

1/3 e gotës Nutella;
½ e gotës krem hopla;
½ lugë caji ekstrakt vanileje;
1/3 e gotës sheqer pluhur;
2 banane.

Mënyra e përgatitjes:

1. Së pari marrim biskotat oreo dhe i shtypim i vendosim në një enë dhe ju hedhim sipër gjalpën e shkrirë i përzijmë mirë dhe i fusim në furrë për 6-8 minuta. Largoni nga furra.

2. Në një enë tundeni kremin me mikser elektrik deri sat ë trashet, shtoni vanillen dhe sheqerin pluhur duke i përzier vazhdimisht.

3. Përgatiteni kremin me Nutella. Në një enë me mikser elektrik përzini kremin dhe Nutella-n dhe shtoni vanillen dhe sheqerin pluhur deri sa trashet.

4. Vendoseni secilin përbërje në gotë deserti. Prejini bananet dhe renditini sipas dëshirës.