Highlight Receta

Torte me çokollatë të zezë dhe banane

torte

Kjo është torta ideale për të gjithë ata që janë të zënë gjatë gjithë ditës në punë dhe që kanë nevojë të përgatisin shpejtë një ëmbëlsirë për mysafiret në mbrëmje. Ajo përgatitet lehtë dhe shpejtë. Mbi të gjitha është e shijshme.

Receta në vazhdim ju sjellë procesin e përgatitjes dhe përbërësit.

Përbërësit për 10 copa

3 banane

2 vezë

½ filxhan (140 gr) kos të thjeshtë

⅓ filxhan (115 gr) mjaltë

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

1 lugë çaji sodë buke

1 filxhan (115 gr) miell gruri

½ filxhan (50 gr) pluhur kakao

½ filxhan (85 gr)  copëza çokollatë

 Përgatitja

Ngroheni furrën në 350˚F (180˚C).

Në një tas të mesëm,shtoni bananet dhe shtypni mirë. Shton vezët,kosin, mjaltin, ekstraktin e vaniljes dhe soden e bukës. Përziej mirë.

Shto miell, pluhur kakao dhe vazhdo të përziesh. Shto tani copëzat e çokollatës, përziej dhe kthe në tepsinë e ngrohur më parë.

Piqni për rreth 45 minuta.

Shijojeni me një filxhan kafe!