Natyrë & Turizëm

Top 10 vendet bregdetare në Itali

Itali

Italia njihet si djepi i kulturës, artit, kuzhinës, verës dhe natyrës së mahnitshme. I gjithë vendi ka dalje në det dhe plazhe të shumta të paprekura. Italia dhe ishujt e saj gjenden në zonën klimatike mesdhetare, e cila siguron mot të këndshëm gjatë gjithë vitit. Në vijim ju sjellim  qytetet dhe vendet më mahnitëse bregdetare të këtij vendi..

10. Camogli

Ky fshat i vogël peshkimi, në provincën e Gjenovës është një destinacion i popullarizuar për pushime tek vendasit. Kamogli gjendet në Rivierën italiane dhe është vetëm dy orë larg nga Milano, nëse shkoni me makinë.

Aty plazhi është i mrekullueshëm, shtëpitë e ngjyrosur me ngjyra të ndryshme janë të bukura, shtigjet e ecjes të cilat gjarpërojnë deri lart në kodra janë rrëfim në vete.

Pse ta vizitoni?

Ky është një vend i qetë dhe i pazbuluar sa duhet nga turistët e huaj, është shumë romantik dhe i qetë.

9. Levanzo

Ky ishull i vogël Aegadian, që shtrihet në perëndim të Sicilisë, magjepsë me ujin e kthjellët si kristali, ngjyrë të kaltër të qiellit. Levanzo është një fshat tipik i vjetër peshkimi, porti i të cilit është pjesa më e ngarkuar e ishullit.

Turistët vijnë këtu për t’i eksploruar  pikturat e lashta të shpellave, për zhytje, ecje, not dhe  turne të peshkimit.

Pse ta vizitoni?

Bregdeti është shumë i bukur, ia vlen të vizitohet së paku për një ditë, si pjesë e turneve turistike ditore që organizohen dhe nisin nga Favignana ose Trapani.
8. Scilla

Scilla është fshat historik peshkimi në rajonin e Kalabrisë. Nëse e shikojmë hartën e Italisë që gjason me çizmen, atëherë mund të thuhet se ky fshat gjendet në majën e gishtit në çizme.

Në mesin e llojeve të shumta të peshqve të freskët, peshku shpatë është specialiteti i saj.

Turistët zakonisht zgjedhin ta vizitojnë Scilla brenda  një dite, si pjesë e turneve njëditore të organizuara nga  Kalabria.

Pse ta vizitoni?

Ia vlen t’i provoni specialitet e kuzhinës së këtij vendi, të vizitoni një plazh të mrekullueshëm dhe qytetin e vjetër.

7. Manarola

Manarola është një nga fshatrat më të vogla, por më të famshme në Itali. Ky është një nga qytetet Cinque Terre në Rivieran italiane.

Në Shtegun e Dashurisë shëtitjet janë romantike, veçmas nëse ato përcillen me një darkë të mirë në restorantet lokale, ku shërbehet peshk i freskët dhe shumë lloje të verërave.

Pse ta vizitoni?

Cinque Terre është një nga vendet më piktoreske në Itali, që i bën unike pushimet në këtë vend.

6. Otranto

Otranto është një nga qytetet më të bukura të Pulias, i cili tërheq vizitorët me ndërtesat e tij historike dhe ujin e kaltër të kthjellët.

Ai ka qenë një qytet port për grekët, romakët, bizantinët dhe turqit. Përreth, madje edhe brenda qytetit, ka plazhe të ndryshme me rërë.

Pse ta vizitoni?

Otranto ka trashëgimi të pasur historike, plazhe të mrekullueshme, ujë të kthjellët si kristali dhe është destinacion i popullarizuar turistik.

5. Positano

Positano është preferuar nga romakët qysh në kohërat e lashta. Edhe ne ditët e sotme, ky vend në bregdetin ikonik Amalfi, është një destinacion i preferuar për pushime, që tërheq edhe shumë njerëz të famshëm nga e gjithë bota.

Ky është një vend i qetë, me bukuri tërheqëse, hotele të mëdha e kuzhinë unike.

Pse ta vizitoni?

Potisano është qytet i bukur bregdetar, me plazhin më të gjatë në bregdetin Amalfi dhe destinacion i popullarizuar për pushime.

4. Capo Vaticano

Kepi i granitit të bardhë është një vend i popullarizuar për t’u rrezitur dhe larë, në Kalabri.

Plazhi me rërë të bardhë, uji i pastër e i ngrohtë i Detit Tirren e bëjnë atë një destinacion të përkryer për pushime. Kepi është me të vërtetë një mrekulli natyrore.

Pse ta vizitoni?

Ky vend është shumë piktoresk dhe i popullarizuar  për larje.

3. Polignano a Mare

Ky fshat piktoresk peshkimi në detin Adriatik është bërë një destinacion i popullarizuar tek turistët.

Në të ka gjithçka që nevojitet për një pushim të paharrueshëm: bregdet mahnitës, det, qytet historik, ushqim të freskët dhe një restorant fantastik në shpellë, Grotta Palazzese, i cili është një atraksion mbresëlënëse në vete.

Pse ta vizitoni?

Ushqimi i freskët dhe vaji i ullirit i prodhuar nga vendorët, janë disa nga të veçantat e këtij qyteti të bukur bregdetar, që është një destinacion i popullarizuar për pushime.

2. Sardenja

Duke qenë ishulli i dytë më i madh në Detin Mesdhe, Sardenja ka një bregdet shumë të gjatë dhe shumë plazhe me rërë.

Falë pozitës së saj gjeografike në këtë vend ka aktivitete të shumta gjatë gjithë vitit, si: kalërim, lundrim, madje edhe skijim në dimër.

Pse ta vizitoni?

Në këtë vend ka aktivitete të ndryshme, natyrë të bukur, vijë të gjatë bregdetare dhe kuzhinë fantastike.

1. Capri

Ky ishulli ka qenë një destinacion i preferuar për pushime që nga kohët e lashta romake.

Bregdeti i tij dramatik shkëmbor dhe deti i kaltër tërheqin shumë pushues, vilat luksoze dhe dyqanet  tërheqin shume njerëz  të famshëm, ndërsa trashëgimia e lashtë tërheqë historianët.

Pse ta vizitoni?

Capri është një ishull ikonik me pamje mahnitës,  shtigje të ndryshme për ecje, udhëtime me barkë dhe dyqane.