Highlight Natyrë & Turizëm

Udhëzues për ju që vizitoni për herë të parë Stambollin

Stambolli është madhështor. Është një ndër vendet më mbresëlënëse në botë. Një vend shumë i ngrohtë për turistët.

Nëse po vizitoni Stambollin për herë të parë, atëherë ky udhëzues është i gjithi që ju duhet…

Stambolli është qendra ekonomike, financiare dhe kulturore e Turqisë. Është edhe qyteti më i madh i vendit me një popullsi prej 15 milionë banorësh, duke e bërë atë një nga qytetet më të mëdha në Evropë dhe në botë.

Për këto arsye, është e natyrshme të supozohet se Stambolli është kryeqyteti i Turqisë, por nuk është. Ky privilegj shkon në Ankara.

Janë dy pjesë ideale të këtij vendi për të qëndruar, për vizitorët së pari herë.

Sultanahmet

Zona Sultanahmet është vendi ku ndodhen shumica e vendeve turistike të mëdha. Nëse vizitoni Stambollin për të vlerësuar vendet historike, atëherë nuk ka vend më të mirë për të qëndruar sesa Sultanahmet.

Beyoğlu

Nëse doni një pjesë më bashkëkohore në Stamboll, ndërsa ende keni qasje të lehtë në zonën Sultanahmet, atëherë Bejoğlu rreth sheshit Taksim mund të jetë zgjidhja më e mirë.

Gjërat që duhet të bëni në Stamboll

1. Vizitoni vendet turistike të Sultanahmetit;

Topkapi Palace, At Meydani, Basilica Cistern, Ayasofya janë vetëm disa nga vendet që duhen vizituar në këtë zonë.

2. Bëni shopping në Grand Bazaar;

Grand Bazaar është pazari më i madh në Stamboll me mbi 3000 dyqane.

3. Ecni përgjatë urës Galata dhe eksloroni Beyoğlu-n;

Kalojmë tek zona Beyoğlu. Mos harroni të ecni përgjatë urës Galata, të vizitoni kullën Galata, dhe pallatin më të madh në Turqi ‘Dolmabahce’.

4. Bëni një udhëtim përgjatë Bosforit;

Një ndër gjërat më të bukura që mund të eksperiencosh në Stamboll, është udhëtimi me anije përgjatë brigjeve të Bosforit.