Highlight Natyrë & Turizëm

16 aeroporte dhe terminale të reja në të cilat mezi po presim të udhëtojmë

aeroporte

Bota tashmë ka mbërritur numrin më të madh të pasagjerëve që shfrytëzojnë trafikun ajror. Qytete të shumëta në mbarë botën po ndërtojnë aeroporte të reja dhe përmirësojnë terminalet e vjetra për të krijuar objekte, që do të përballojnë fluksin e dhjetëra-miliona pasagjerëve.

Dhe, rezultatet arkitektonike janë të mahnitshme, modern dhe elegante duke fshirë kështu nga kujtesa aeroportet errëta dhe të ftohta.

Unik ju prezanton 16 nga projektet më emocionuese të aeroporteve në ndërtim apo rizhvillim.

Fotografia që po e shihni në fillim është e Aeroportit të Ri të Stambollit.

Turqia ka ambicie të mëdha për t’u bërë një pikë e re takimi midis lindjes dhe perëndimit. Transportuesi i saj kombëtar, Turkish Airlines, tashmë fluturon në më shumë vende se çdo kompani tjetër ajrore në nivel global, dhe me hapjen Aeroportit të Ri të Stambollit, vendi tani ka një portë për t’u krenuar me të.

Zëvendësimi i Aeroportit të vjetër Ataturk, është një mega qendër që përfundimisht do të jetë në gjendje të trajtojë 150 milion pasagjerë në vit, ndoshta edhe duke rivalizuar Dubai në drejtim të lidhjes së udhëtarëve.

Hapja zyrtare e aeroportit është bërë dje, por ky aeroport nuk do të jetë plotësisht funksional deri në fund të vitit 2018.

Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum –Dubai

Al Maktoum u hap në 2010, por planet e saj ambicioze ende nuk janë përfunduar. Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum në jugperëndim të qendrës së Dubait ka të ngjarë që një ditë të jetë më i madhi dhe më i ngarkuari në botë nëse do të realizozhen pritjet e tyre.
Al Maktoum – i njohur zakonisht si Dubai World Central – një ditë do të ketë pesë pista, tre terminale dhe do të jetë shtëpia e flotave të mëdha ajrore.

Singapori Aeroporti Changi

Aeroporti Jeëel Changi është një qendër e re qendrore me një kopsht me pesë kate, një ujëvarë 40 metra dhe një kupolë prej qelqi prej 9.000 copësh që tani po merr formë në Singapor.
Aeroporti i preferuar i botës dhe mega-shpërndarja aziatike, Singapore Changi, po punon me padurim drejt hapjes së xhevahirit të ri dhe Terminalit 5.
Xhevahiri është një sipërfaqe mbresëlënëse me shumë xhama që lidh terminalet ekzistuese dhe futjen e objekteve për blerje, ngrënie dhe argëtim për pasagjerët dhe vizitorët. Terminal 5 do të hapet në lindje të terminaleve të tanishme në mes të viteve 2020, me një kapacitet prej 50 milion pasagjerë vjetorë.

Aeroporti LaGuardia -New York

Shumë shpejtë edhe aeroporti LaGuardia do të ketë një strukturë terminale të unifikuar me më shumë dyer dhe më shumë hapësirë, vend I gatshëm për të pritur mijëra udhëtarë cdo ditë. Tavanet e vjetra të ulëta dhe koridoret e ngushta do të ndryshohën për tju lenë hapësirë rrugëve të thjeshta, vendeve të ndricuara dhe me pajisje tërësisht të reja.Do të ndryshohet edhe parking, rrugët lidhëse për në Metron e Nju Jorkut dhe shumë risi të tjera.

Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit Daxin

Aeroporti i ri i Pekinit është vendosur të hapet në fund të vitit të ardhshëm. Është projekt I arkitektës Zaha Hadid.Një tjetër aeroport i ri për vitin 2019 është Daxing International, i cili gjithashtu ka ambicie për t’u bërë më i madhi dhe më i ngarkuari në botë.

Aeroporti i Western Sydney

Ndërtimi i Aeroportit Ëestern Sydney filloi në shtator 2018. Me aeroportin ekzistues të Kingsford Smith të kufizuar nga vendndodhja e tij ujore dhe ndryshimet e orës lokale kanë qenë arsyet kryesore që I kanë shtyrë të planifikojnë një aeroport të ri.
E vendosur në malin e quajtur “Badgerys Creek”,ndërtimi i Aeroportit Perëndimor të Sidneit është 27 milje nga qyteti dhe është do jetë një lehtësim I jashtëzakonshëm për aeroportin ekzistues.Do të hapet në vitin 2026.

Aeroporti i Ri Ndërkombëtar për Qytetin e Meksikos

Projektuesi i shumë aeroporteve në mbarë botën, Norman Foster (i njohur për Gherkin në Londër) qëndron pas aeroportit të ri në Mexico City. Ai është projektuar për të zëvendësuar aeroportin actual, të stërmbushur me njerëz. Ndërtimi filloi në vitin 2015.
Megjithatë, Presidenti i zgjedhur Andrés Manuel López Obrador ka thirrur një votim këtë muaj për të vendosur nëse ndërtimi do të vazhdojë pasi që kostot bugjetore kërcënojnë të dëmtojnë projektin. Nëse anullohet, aeroporti ekzistues do të përmirësohet si një alternative për të lehtësuar udhëtimët e pasagjerëve.

Berlin Brandenburg Aeroporti Willy Brandt

Ky është aeroporti, ndërtimi I të cilit ëhstë vonuar shumë. Është paraparë që të hapët në vitin 2012, por shumë cështje e kanë penguar përfundimin e këtij projekti. Ky projekt ka është bërë pjesë e aferave korruptive dhe kontesteve ligjore, duke e vënë qeverinë gjermane në një situatë të palakmueshme. Ndërkohë, avionët vazhdojnë të aterojnë në aeroportin e vjetër të Schönefeld. Afati I fundit për hapjen e aeroportit të ri është viti 2020. Kur kjo të ndodhë vendasit do të mburren me një terminal të madh modern me dy pista, dhe i gatshëm për të kombinuar qarkullimet e dy aeroporteve ekzistuese të Berlinit.

Carlisle Lake District Airport (Angli)

Aeroporti më i ri rajonal i Britanisë ka pasur një fillim të vështirë. Në pronësi dhe operuar nga Grupi Stobart, ky port në veriperëndim në buzë të Parkut Kombëtar të Liqenit ishte një fushë e përgjithshme e fluturimeve të ndryshme, derisa u ndërtua një terminal i ri dhe fluturimet u njoftuan në Belfast, Dublin dhe Londër.Vonesat në hapje për shkak të çështjeve të trajnimit të stafit kanë dëmtuar disi optimizmin fillestar dhe vullnetin e mirë, por me 2019 vendasit dhe turistët do të kenë mundësi të fluturojnë brenda dhe jashtë rajonit përmes këtij aeroporti.

Aeroporti Ndërkombëtar i Newark Liberty (New Jersey)

Newark po e rrit lojën e saj me terminalin 33 me dy kalime, Terminal Një. Të tre aeroportet kryesore të qytetit të Nju Jorkut po përmirësohen. Në rastin e Neëark Liberty International, mbi vijën shtetërore në Nju Xhersi, një rikonstruksion prej 2.3 miliardë dollarësh për të krijuar disa nga terminalet ekzistuese në një strukturë të re të njohur si Terminal Një.
Me tre maja dhe 33 porta, plus garazhe të reja parkimi, hapësirat e ushqimit, plus një hyrje qendrore, do ta bëjë pritjen e pasagjerëve vërtetë të një niveli të lartë, dhe me standartet me të l;arta botërore.

Aeroporti Ndërkombëtar i Pittsburgh

Një nga shpërndarësit më të mëdhenj të aeroportit të Bregdetit Lindor, Pittsburgh ka rënë nga binarët pas bashkimit të US Airëays në American Airlines më 2015. Numri i pasagjerëve ka rënë, dhe terminali dikur tepër i zënë ka mbetur pjesërisht i mpirë. E gjithë kjo po ndryshon pasi aeroporti shpenzon 1,1 miliardë dollarë për ristrukturimin e structures, duke e bërë atë të përshtatshme për cdo gjë.

Manchester Airport

Aeroporti I Manchester-it është aeroporti i tretë më i ngarkuar i Britanisë dhe po kalon në projektin më të madh të zgjerimit në historinë e tij, për ta pajisur atë më mirë për të ardhmen, ndërsa po kalon në valën e shtesave të reja të shtigjeve të gjata.
Planet përfshijnë largbimin e pjesshme dhe rindërtimin e Terminalit Dy të aeroportit në atë që është quajtur super terminal, me kalime të reja, dyer të mëdha si lehtësira për udhëtarët.

Aeroporti ndërkombëtar Ho Chi Minh City

Një aeroport i ri për të zëvendësuar objektet e vjetra dhe të vjetruara në aeroportin ekzistues të Ho Chi Minh City ka qenë i nevojshëm për një kohë të gjatë. E ndërtuar gjatë Luftës së Vietnamit, dhe e rrethuar nga qyteti, tashmë po trajton pesë milionë udhëtarë më shumë se sa është projektuar.
Me një numër në rritje të vizitorëve në vend dhe transportuesit kombëtar, Vietnam Airlines, duke rritur operacionet e saj, qeveria ka sjellë përpara ndërtimin e një aeroporti të ri që do të njihej si Long Thanh International. Do të vendoset 25 milje në lindje të qytetit, me një kapacitet të mundshëm për 100 milionë pasagjerë në vit. Pritet të hapet në vitin 2025.