Highlight Të tjera

Tiparet kryesore të lidershipit

lidershipi

“Lidershipi është arti i të nxituri të dikujt tjetër që të bëjë diçka që ti e do të bëhet, për arsye se ai do që ta bëj”.

Kjo thënie e Dwight Eisenhower, jep një ndër formulimet më të sakta mbi lidershipin, por ka disa faktorë që llogariten si tiparet kryesorë të lidershipit.

E para është kuraja e palëkundur,   për të njohur veten dhe profesionin. Asnjë ndjekës nuk dëshiron të udhëhiqet nga një lider të cilit i mungon vetëbesimi dhe guximi. Një ndjekës inteligjent nuk do që të udhëhiqet nga një lider i tillë për shumë kohë.

Vetëkontrolli është po ashtu një tipar i rëndësishëm i lidershipit. Pra, njeriu që nuk mund të kontrollojë veten, nuk mund të kontrollojë të tjerët kurrë. Vetëkontrolli jep një shembull të fuqishëm për ndjekësit e dikujt, të cilin më inteligjentët do ta ndjekin.

Ndjenja e mbrehtë e drejtësisë. Pa një ndjenjë ndershmërie dhe drejtësie asnjë lider nuk mund të komandojë dhe të ruajë respektin e ndjekësve të tij.

Vendosmëria e vendimit. Njeriu që luhatet në vendimet e tij, tregon se nuk është i sigurt në vetvete. Ai nuk mund të udhëheqë të tjerët me sukses.

Vendosmëria për hartimin e planeve. Lideri i suksesshëm duhet ta planifikojë punën e tij dhe të përpunojë planin e tij. Një lider që vepron me supozime, pa plane të caktuara praktike, është si një anije pa timon. Herët a vonë, ai që do të përplaset me shkëmbinjtë.

Zakoni i të bërit më shumë nga sa paguheni. Një prej të metave të udhëheqjes është mungesa e gatishmërisë, nga ana e liderit, për të bërë më shumë nga sa kërkon prej ndjekësve të tij.

Personaliteti i tërheqjes. Një person i çrregullt dhe i pakujdesshëm nuk mund të bëhet lider i suksesshëm. Udhëheqja kërkon respekt. Ndjekësit nuk do ta respektojnë një lider që nuk i konsideron të rëndësishëm të gjithë faktorët e një personaliteti të tërheqjes.

Simpatia dhe mirëkuptimi. Lideri i suksesshëm duhet të ketë marrëdhënie të mira me ndjekësit e tij. Për më tepër, ai duhet të kuptojë ata dhe problemet e tyre.

Mjeshtër i detajeve. Udhëheqja e suksesshme kërkon mjeshtëri në detajet e pozitës së liderit.

Gatishmëria për të marrë përgjegjësi të plotë. Lideri i suksesshëm duhet të jetë i gatshëm të marrë përgjegjësinë për gabimet dhe të metat e ndjekësve të tij. Nëse përpiqet ta largojë këtë përgjegjësi, ai nuk do të jetë më lideri. Në qoftë se një nga ndjekësit e tij bën një gabim  dhe me ketë tregon se është i paaftë, lideri duhet të pranojë se  edhe ai vet ka dështuar.

Bashkëpunimi. Lideri i suksesshëm duhet të kuptojë dhe të zbatojë parimin e përpjekjeve të përbashkëta dhe të jetë në gjendje t’i nxitë ndjekësit e tij të bëjnë të njëjtën gjë. Udhëheqja kërkon fuqi dhe fuqia kërkon bashkëpunim.