Highlight Të tjera

Ti ke lindur për të pasur një jetë të mrekullueshme

jetë të mrekullueshme

Ti mund të kesh gjithçka që dëshiron. Puna jote mund të jetë interesante dhe ti je aty për të realizuar gjithçka që dëshiron.

Marrëdhëniet e tua me miqtë dhe faljen mund të jenë të mbushura me gëzim.

Ti mund të kesh para aq sa të duhen për të jetuar një jetë të mrekullueshme.

Ti je krijuar për të jetuar ëndrrat e tua, për të gjitha ato!

Nëse dëshiron të udhëtosh, ti mund të udhëtosh, nëse të dëshiron të ngresh biznes, ti mund ta bësh atë.

Çdo mëngjes, kur zgjohesh, ditën duhet ta presësh me padurim, pasi ti e di se ajo do të jetë e mbushur me gjëra të mrekullueshme.

Ti jeton për të qeshur e për të qenë plot gëzim, për t’u ndjerë i fortë dhe i sigurt. Ti duhesh të ndihesh mirë me veten dhe të kesh të qartë se je i paçmueshëm. Natyrisht që në jetë ka edhe sfida, ato janë pjesë e saj, të cilat të ndihmojnë të rritesh, por ti duhet të dish si t’i kapërcesh. Ti ke lindur për të qenë i lumtur, sepse është e shkruar që ti të kesh një jetë të mrekullueshme.

Sekreti dhe Fuqia/Rhonda Byrne