Highlight Storie Inspirimi

Ti e meriton të gjithë lumturinë e kësaj jete…

lumturi

“Ti e meriton të jesh i lumtur.”

Jeta nuk është gjithmonë vetëm punë, përgjegjësi, obligime, detyra e gjëra për të bërë.

Jeta nuk është gjithnjë për të vendosur plane afatgjatë, e për ti bërë të tjerët të lumtur.

Jeta është për ty, për atë që për ty ka rëndësi më së shumti!

Prandaj, dëgjoje veten, jepni vetes ca kohë të kuptoni diferencën e asaj që ju nevojitet dhe asaj që ju duhet. Ky duhet të jetë prioriteti i juaj primar.

Të kujdeseni për gjërat e vogla, dhe të ndiqni momentet e bukura që ju lënë pa frymë.

Kështu pra, duhet të lini dikë t’ju dashurojë. Duhet të lini dikë të hyjë në zemrën tuaj.

Ndoshta vetm një herë duhet të lini dikë të kujdeset për ju. Të ju dërgojë një sms në mes të natës për t’ju rikujtuar sa shumë ju do.

Jeta është e vështirë, por ju meritoni që një palë duar të buta t’ju ngrehin nga uji që jeni zhytyr, që të mund të merrni frymë përsëri. Të vetëm!

Ti e meriton lumturinë.