Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Ti bën një hap në natyrë, ajo bën dhjetë për ty

Nisha Srinivasan dhe burri i saj Ragu Padmanabhan janë një qift nga Silicon Valley. Të dy ishin të punësuar në kompani të suksesshme dhe po ndërtonin karrierën e tyre, por kur lindi djali i tyre Aum, në vitin 2008, gjithçka ndryshoj. Ata vendosën të largohen nga qyteti dhe të jetojnë në një pjesë rurale të Indisë.

Ata sikur ishin të “etur” për të jetuar ndryshe, nga mënyra si kishin jetuar në qytet, duke bërë jetë shumë dinamike dhe duke humbur orë të tëra në pritje në komunikacionin e dendur, për tu kthyer në shtëpi.

Nisha dhe Ragu donin të nisnin një biznes në një fshat të largët të Indisë.

Kështu, mbollën 9000 pemë, ani pse ishin të papërvojë në këtë punë. Shumë prej tyre nuk u zhvilluan, por një pjesë e madhe e tyre lulëzuan dhe toka e papunuar u shndërrua në një mini-pyll.

Nisha në një rast ishte përgjigjur në këtë formë kur është pyetur për arsyet që e shtynë  atë dhe familjen e saj për tu larguar nga qyteti.

Ajo shkurt kishte thënë “zgjidha të jetoj jetën dhe jo stilin”

Nisha e kishe të kultivuar dashurinë për natyrën e tokën që prej fëmijërisë së saj,sepse ajo ishte rritur në një shtëpi shumë larg qytetit. Aty prindërit e saj po përkushtoheshin shumë për kopshtin dhe kultivimin e shumë llojeve të pemëve dhe perimeve.

Pasi u shkollua dhe u zhvendos në qytet ajo po punonte orë të gjata në ditë në kompjuter dhe çdo ditë po e hetonte veten se po lodhej shumë nga e gjithçka që kishte të bënte me jetën në qytet, dinamikën, ushqimin jo cilësor, ndikimi i internetit dhe shumë faktorë të tjerë.

Fshati pranë Coimbatore, u bë zgjedhja e tyre e re për të jetuar dhe punuar. Ata nuk kishin njohuri për këtë tokë, por  angazhuan dikë për të hulumtuar dhe shpejt vendosën për ta blerë tokën pa bërë shumë analiza e hulumtime. Më vonë ata e kuptuan se në këtë tokë më parë ishin mbjellë vetëm perime dhe kishte më shumë 35 vite që ishte shterpë. Kjo nuk i ndaloj çiftin që të mbjellin 9000 bimë dhe për të nisur një biznes të ri në këtë zonë.

Ata ndër të tjera thonë se  vet kanë ndërmarrë një hap, ndërsa natyra i ka ndërmarrë dhjetë për ta, duke bërë mrekulli në tokën e papunuar për disa vite.

Ata përveç biznesit që nisën u interesuan edhe për ndërtimin e një shtëpie ekologjike dhe ani pse më gabime të vogla, ata ndërtuan një shtëpi, në të cilën jetojnë tash e disa vite.

Përfitimi më i madh sipas  tyre i të jetuarit në natyrë është se “natyra është ilaçi i çdo sëmundje”. Ata mësuan shumë mbi kurat natyrale, ushqimin e shëndetshëm dhe mbi shërimin e shumë sëmundjeve duke përdorur produkte krejtësisht natyrale. Sot ata vazhdojnë të jetojnë të lumtur në këtë fshat me fermën e tyre të madhe, duke jetuar çdo sekondë me natyrën, meditimin, ushqimin e shëndetshëm dhe cicërimat e zogjve mëngjeseve.