Highlight Të tjera

Thëniet më inspiruese për të dashur vetveten

thënie

Të falësh dashuri për të tjerët është e lehtë, por ta duash vetën është pjesa e vështirë për tu mësuar. Shumë personalitete të famshme në Botë, duke rrëfyer mbi sukseset e tyre në jetë, kanë treguar rrugën e tyre drejt njohjes së vetvetes dhe arsyet pse sot e çmojnë vetën më shumë se çdo gjë tjetër…

Ju nuk duhet të doni asgjë në Botë më shumë se vetën e juaj! Ky është rregulli bazë për të arritur suksese në jetë. Pastaj, për të qenë i suksesshëm në çdo gjë në jetë, së pari duhet të besoni se ju e meritoni këtë.

Më poshtë do të gjeni thënie inspiruese për të ushqyer dashuri për vetveten…

“Dashuro në veten e parë dhe çdo gjë tjetër bie në linjën e vet. Ju me të vërtetë duhet të doni veten për të bërë diçka  të mirë për të tjerët në këtë botë”

– Lucille Ball

“Miqësia me vetën është e rëndësishme, sepse ndryshe nuk mund të jesh mik me dike tjetër në botë”

-Eleanor Roosevelt

“Asnjëherë mos e bëni dikë tjetër prioritet, nëse ju për atë jeni vetëm një opsion”

– Maya Angelou

“Vetë-kujdesi nuk është kurrë një veprim egoist – është thjeshtë mirëmbajtja e dhuratës së vetme që kam, dhuratën që unë u vura në tokë për t’u ofruar të tjerëve”

– Parker Palmer

“Unë nuk do të lejoj që dikush të ecë me mendjen time  dhe këmbët e tyre të ndyra”

– Mahatma Gandhi

“Derisa të vlerësoni veten, nuk do ta vlerësoni kohën tuaj. Derisa të vlerësoni kohën tuaj, nuk do të bëni asgjë me të”.

– M. Scott Peck

“Mos pyesni veten se çfarë ka nevojë bota, pyesni veten se çfarë ju mban juve në jetë?  Dhe pastaj shkoni e bëjeni këtë. Sepse Bota ka nevojë  për njerëz që jetojnë”

– Howard Washington Thurman

“Ndërsa lejojmë që drita jonë të ndriçojë, ne i japim njerëzve të pandërgjegjshëm lejen për të bërë të njëjtën gjë”.

– Marianne Williamson