Familja Highlight

Thënie që do t’ju bëjnë të ktheni sytë nga familja e juaj!

familja

Familja është vendi ku mendjet vijnë në kontakt me njëra tjetrën – Buda

Mendoni për familjen tuaj sot dhe çdo ditë më pas, mos e le botën me problemet e veta të zërë vendin e familjes tënde. Duajeni familjen. Kaloni kohë me të. Jini të sjellshëm. Shërbeni njëri tjetrin. Mos lini vend për pendime. E nesërmja nuk është e premtuar dhe e sotmja është e shkurtër.

Unik Portal ju sjellë thënie që do t’ju bëjnë të ktheni sytë nga familja e juaj.

Njeriu duhet sjellë ndjeshëm dhe sjellshëm me fëmijët. Jeta familjare është lidhja më e mirë. Fëmijët janë gjykatësit tanë më të mirë. – Otto von Bizmark

Pasardhësit njeriu nuk mund t’i ndryshojë, por mund të përcaktojë çfarë do të ndodhë me pasardhësit. – François de la Rachefoucauld

Nëna është personi i vetëm në botë i cili të do para se të të shohë. – Johann Heinrich Pestalozzi

Për një baba të cilit i vdes fëmija, vdes e ardhmja. Për një fëmijë të cilit i vdes babai, vdes e kaluara. – Berthold Aurbach

Në fund të jetës suaj, nuk do të pendoheni që nuk keni kaluar edhe një test. Që nuk keni fituar edhe një aktgjykim, ose që nuk keni realizuar edhe një marrëveshje. Ju do të pendoheni për kohën që nuk e keni kaluar me familjebn. – Barbara Bush

Koha me familje është kohë e shenjtë dhe duhet mbrojtur e respektuar. – Boyd K. Packer

Unë mbështes veten me dashurinë e familjes. – Maya Angelou

Ju mund të largoheni nga familj. Por, në të njëjtën kohë i mbani ata me vete në zemrën tuaj, mendjen tuaj. Ju nuk jetoni në botë, por bota jeton në ju. – Frederick Buechner

Prindërit  janë të vetmit të cilët ju duan pa e meritur ju këtë. Pjesa tjetër e botës ju do veç nëse e meritoni.– Ann Brashares